Manifestim i heshtur për vrasjen e Sebahate Morinës nga ish-burri në Prishtinë

Aktuale

Manifestim i heshtur për vrasjen e Sebahate Morinës nga ish-burri në Prishtinë

Më: 18 mars 2021 Në ora: 18:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Me një manifestim të heshtur është kujtuar Sebahate Morina-Sopi, e cila u vra nga ish-bashkëshorti i saj më 14 mars të këtij viti.

Disa qytetarë kanë vendosur lule në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në përkujtim të saj.

Grupi i aktivisteve që kanë organizuar këtë manifestim përmes një njoftimi publik kanë deklaruar se organizimi ka për qëllim të kërkojë llogaridhënie nga Policia e Kosovës, Prokurori i Shtetit dhe Qeveria e Kosovës.

Që si zinxhir institucional siç thuhet në njoftim po dështojnë t’i mbrojnë gratë nga pandemia e femicidit në shoqërinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat