Bisedë telefonike në mes Ambasadorit italian dhe Abdixhikut, flasin për krijimin e institucioneve

Aktuale

Bisedë telefonike në mes Ambasadorit italian dhe Abdixhikut, flasin për krijimin e institucioneve

Më: 18 mars 2021 Në ora: 10:10
Lumir Abdixhiku

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando ka realizuar një bisedë telefonike me kryetarin e ri të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.

Me këtë rast Orlando e uroi Abdixhikun për marrjen e drejtimit të LDK-së.

“Duke iu përgjigjur inkurajimit tim, ai tha se po punon për të krijuar mbështetje për krijimin e institucioneve. Unë e mirëprita pritjen e tij për një rol konstruktiv të opozitës”, tha ai.

Lumir Abdixhiku së fundi është uruar nga shumë zyrtarë vendorë dhe të huaj për pozitën e tij të re në krye të LDK-së.

Nesër pritet që Abdixhiku të zhvilloi një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti si dhe u.d së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanin lidhur me formimin e institucioneve të reja të vendit.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat