Zyrtarja e LDK-së tregon publikisht së kë do të votojë të dielen për kryetar

Aktuale

Zyrtarja e LDK-së tregon publikisht së kë do të votojë të dielen për kryetar

Nga: M.H Më: 11 mars 2021 Në ora: 21:28
Foto ilustrim

Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Vlora Limani-Hajnuni përmes një shkrimi në facebok ka folur në lidhje me zgjedhjen e kryetarit të LDK-së të dilen që vjen.

Limani-Hajnuni shkruan që e ardhmja e LDK-së duhet të jetë e shkëputur nga imazhet e përziera e PDK-së dhe VV-së, përcjell “Bota sot”.

Ajo shton që ka respect për të gjithë kandidatët që synojnë postin e kreut të LDK-së, mirëpo që sipas saj dy kandidatët më serioz janë Lutfi Haziri dhe Lumir Abdixhiku.

Ish-deputetja e tregon publikisht që votën do ja jep Abdixhikut.

Postimi i plotë

Kryetari i ri i LDK-së

Me 14 mars që do të thotë këtë të dielën të gjithë ne që jemi delegat të LDK-së do vendosim me votë për të ardhmen tonë dhe të LDK-së.

E, e ardhmja e LDK-së duhet të jetë e shkëputur nga imazhet e përziera me PDK-në. Besa edhe nga ato me VV-në. Imazhe këto të cilat i ka krijuar politika e gabuar e kryesisë së LDK-së. Politika këto të cilat ishin të paqëndrueshme në kohë dhe lojale ndaj disa individëve në kryesi por jo ndaj anëtarësisë dhe strukturës së saj.

Respekt për të gjithë kandidatët. Por vetëm dy nga ta mund të janë pretendente serioz për kryetar të LDK-së.

Lutfi Haziri - një njëri dhe politikan me karrierë të gjatë politike në LDK. Por që e ka të pamundur të bëjë prerjen e imazhit të përzierjes së LDK-së me PDK-në. E besa këtë nuk mund ta bëjë as me VV-në. Prandaj nuk mund ta ketë besimin tim të djelën.

Lumir Abdixhiku një politikan që mbase i ri në LDK por duket që e ka një imazh të qartë për LDK-në, pa PDK-në dhe besa edhe pa VV-në. Mjafton të rikujtojmë periudhën sa Lumiri ishte deputet i LDK-së në opozitë dhe periudhën e negociatave në fillim vitin e 2020-së për krijimin e qeverisë në mes të LDK-së dhe VV-së. Periudhë kjo kur po thuajse ishte i vetëm zëri i Lumirit karshi lojërave dhe politika destruktive të VV-së kundër LDK-së.

Prandaj vota ime të dielën do jetë PRO kandidaturës së Lumirit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat