DnV: Dalje e madhe e votuesve në zonat me shumicë serbe, zbatim i pjesshëm i masave antiCOVID

Aktuale

DnV: Dalje e madhe e votuesve në zonat me shumicë serbe, zbatim i pjesshëm i masave antiCOVID

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 12:10
Konferenca për media

Koalicioni i organizatave për monitorimin e zgjedhjeve, Demokracia në Veprim në një konferencë për media kanë bërë te ditur se paraditen e sotme dalje e madhe e votuesve është vërejtur në zonat me shumicë serbe, ndërsa në pjesë të tjera të Kosovës trendi është i njëjtë me zgjedhjet e kaluara.

Sipas DnV-së, deri më tani në 21% të vendvotimeve është raportuar për zbatim të pjesshëm të masave antiCOVID. Edhe pse KQZ ka larguar nga lista një numër të madh të votuesve me dokumente që nuk janë të Republikës së Kosovës, DnV raporton se sërish ka pasur raste kur është tentuar të votohet me dokumente jo valide.

Në konferencë u tha se cenimi i fshehtësisë se votës është shfaqur edhe në këto zgjedhje, siç janë rastet me fotografim e publikim të votës.

Vëzhguesit e DnV kanë raportuar për një deri në katër raste në 2 për qind të vendvotimeve në nivel vendi ku ka pasur problem të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat