Lajmërohet Vjosa Osmani, publikon një foto nga Mitrovica e Veriut

Aktuale

Lajmërohet Vjosa Osmani, publikon një foto nga Mitrovica e Veriut

Nga: M.H Më: 31 janar 2021 Në ora: 00:10
Foto nga takimi

Lideri I VV-së, Albin Kurti dhe ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani sot kanë zgjedhur Veriun e vendit të vizitonin.

Gjatë vizitës së tyre ata hasën në pengesa nga qytetarët e shtetit të Serbisë.

Edhe pse u tha që është ndërprerë vizita e tyre, nga VV-ja deklaruan që nuk ka pasur ndërprerje të takimit.

Ndërsa disa orë pas kësaj ngjarje ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani publikoi një foto të vizitës së sotme në qytetin e Mitrovicës përkatësisht nga një shkollë fillore në lagjen "Kodra e Trimave" në Mitrovicën Veriore , ku shihet e përqafuar nga nxënësit e asaj shkolle, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat