Ish-mjeku i UÇK-së: Vjosa Osmani mund ta fitojë këtë komunë, ja çka duhet të bëjnë Isa, Enveri dhe Ramushi

Aktuale

Ish-mjeku i UÇK-së: Vjosa Osmani mund ta fitojë këtë komunë, ja çka duhet të bëjnë Isa, Enveri dhe Ramushi

Nga: A.Zh Më: 11 janar 2021 Në ora: 08:57
Vjosa Osmani; foto ilustrim nga "Bota sot"

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se Vjosa Osmani ka mundësi të fitojë zgjedhjet në komunën e Istogut.

Ai ka thënë se Osmani duhet të vizitojë më shpesh këtë komunë, që qytetarët t’ia mësojnë emrin, pasi në takimin e fundit që Osmani kishte atje, qytetarët e kanë thirr “Vjollca”, përcjell Bota sot.

“Nëse LDK-ja në Istog e vë një kandidate me emrin Vjollca Osmani, ka mundësi që ta fitojë Istogun. Sepse, me sa kuptova nga një video, i tërë Istogu ishte për Vjosën, por secili e quante Vjollca! Vjosa duhet të shkojë më shpesh në Istog derisa t’ia mësojnë emrin”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Ndërsa, në një postim tjetër, Loshi ka thënë se Isa Mustafa, Enver Hoxhaj dhe Ramush Haradinaj duhet të bëjnë koalicion parazgjedhor dhe ndoshta i fitojnë zgjedhjet kundër Albin Kurtit.

“Nuk e di pse Isa, Enveri dhe Ramushi nuk bëjnë koalicion parazgjedhor kundër Albinit. Më mirë është tash sesa pas zgjedhjeve. Ndoshta edhe fitojnë... Nuk i dihet!”, ka shkruar Liri Loshi./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat