Arrestohet personi që theri 18 vjeçarin në Prizren

Aktuale

Arrestohet personi që theri 18 vjeçarin në Prizren

Më: 1 janar 2021 Në ora: 23:35
Foto ilustrim

Media ka raportuar se gjatë ditës së sotme një 18 vjeçar është ther me thikë në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Therja në Prizren, i lënduari është i moshës 18 vjeçare.

Ndërsa tani policia ka njoftuar se i njëjtë është arrestuar.

Bëhet e ditur se ai pasi ka kryer therjen ndaj 18 vjecarit,  në lagjen Ortakoll ka kryer edhe dy vjedhje.

Raporti i policisë:

Sot me datë 01 janar 2021, rreth orës 17:00 në rrugën “Remzi Ademaj” kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor, ku si pasojë e lëndimit nga thika një viktimë i moshës 18 vjeqare është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshimti ishtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ne vazhdën e veprimeve hetimore nga hetuesit në Prizren në lidhje me këtë rast jemi informuar se i dyshimti i rastit është E. B  i lindur në vitin 2003 , i njëjti është arrestuar.

Motivi i zënkës se lëndimit trupor sipas hetimeve fillestare është fjalosja për motive të dobëta.

I dyshimti ishte i njohur për policinë për vepra kriminale dhe në bazë të informatave i njëjti pas rastit të lëndimit trupor po sot ka vazhduar edhe me dy vjedhje ne lagjen Ortakoll në Prizren ku gjatë kërkimit është hasur nga policet hetues, kurse po i njëjti vitin e kaluar ka qene i arrestuar  për disa raste vjedhjeve  në  Komunën e Prizrenit.

Sektori Rajonal i Hetimeve se bashku me Sektorin e Hetimeve te Stacionit policor në Prizren  është  në  zhvillim të  procedurave hetimore nën udhëheqjen e Prokurorisë  Themelore të Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat