Hoti: Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje me SHBA-të, lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit

Aktuale

Hoti: Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje me SHBA-të, lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit

Më: 30 dhjetor 2020 Në ora: 21:14
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka njoftuar se nesër Qeveria e Kosovës do të nënshkruajë një marrëveshje me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Hoti tha se kjo marrëveshje në vitet e ardhshme do të sjellë investime në vend. Po ashtu tha se kjo marrëveshje lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit.

“Nesër do të nënshkruaj një marrëveshje tjetër që lidhet me marrëveshjen e 4 shtatorit, e cila në  vitet e ardhshme sjell ndihmë financiare në Kosovë me investime”, tha Hoti në Rubikon.

Më 4 shtator të këtij viti që po e lëmë pas, u nënshkruar marrëveshja historike në SHBA. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat