Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2021

Aktuale

Kuvendi miraton buxhetin për vitin 2021

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 18:45
Kuvendi i Kosoves

(E plotësuar 19:45) -  Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë buxhetin për vitin 2021.

Buxheti është miratuar me procedurë të shpejtë me një mocion procedural të propozuar nga deputetët.

Pra në këtë formë, amandamentet nga 1 deri 13 janë votuar si pako.

Teksa pas kësaj, si pako janë votuar edhe amandamentet nga 13 deri në 150  të cilat janë pa përkrahjen e komisionit funksional. Të njëjtat nuk janë miratuar përveç njërës.

Buxheti mori 85 vota pro, zero kundër dhe zero abstenime.

VV vendos që ta votojë buxhetin për vitin 2021

Daut Haradinaj kërkon nga deputetët t’i miratojnë amandamentet që ndërlidhen me Komunën e Skenderajt

Daut Haradinaj ka bërë një kërkesë për deputetët.

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, bëri thirrje deputetëve të votohen disa nene që lidhen me Komunën e Skenderajt.

“Lus që të votohen nenet 76, 77, 78,7 9, 81,82, 83, që ndërlidhen më Komunës e Skenderajt, pasi mendoj se i është bërë padrejtësi në momentin që iu larguan ato mjete, pasi ato projekte janë në punë e sipër.

Lus që deputetët t’i japin mbështetje këtyre amandamenteve”, u shpreh Haradinaj.

***

Partitë politike janë shprehur pro dhe kundër sa i përket votimit në pako të 120 amendamenteve për të cilat nuk është pajtuar komisioni për buxhet dhe transfere.

Përderisa pozita kërkoi që të shqyrtohen një ka një amendamentet, opozita kërkoi që amendamentet të votohen në pako për shkak të kohës së limituar.

Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kërkoi mendimet e grupeve parlamentare, pasi duhet të shmanget rregullorja e Kuvendit për këtë lloj të votimit.

Lëvizja Vetëvendosje ka ndërruar mendje sa i përket votimit të projektbuxhetit për vitin 2021.

Ushtruesi i detyrës së Shefit të Grupit Parlamentar, Liburn Aliu, ka thënë në kuvend se do të votojnë pro buxhetit për vitin e ardhshëm.

Ai ka shtuar se sapo të krijohet Qeveria e re ky buxhet do të rishikohet pastaj.

Kuvendi sot është mbledhur për ta votuar projekbuxhetin në lexim të dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat