Analisti politik, Leon Duhanaj, ka publikuar një skenar që mund ta përdor Albin Kurti në listën zgjedhore.
Duhanaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se, nëse Kurtit ia pamundëson kandidimin në listën për deputet, atëherë ai do ta bëjë bartëse të listës Vjosa Osmanin.
Ai shkruan se, me këtë rast, Kurti do t’i djeg të gjithë bashkëpunëtorët.
Postimi i plotë:
Pritne tash taktikën e Albinit. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila i pamundëson kandidimin në listën për deputet si shkelës i ligjit, (nëse vendimi konfirmohet) atëherë për t'i pamundësuar forcimin e ndonjërit nga bashkëpunëtorët e tij në VV si p.sh: z. Konjufca ose ... e që do të mund t'i bëhej i rrezikshëm.
Pozitën e bartësit të listës së VV-së do t'ja ofron znj. Osmani, me ç'rast do t'i djegë të gjithë bashkëpunëtorët tjerë të saj.
I fortë tipi, një t'rame, dy t'vrame.