Luljeta, historia e heroinës që zgjodhi vdekjen para dorëzimit

Aktuale

Luljeta, historia e heroinës që zgjodhi vdekjen para dorëzimit

Më: 14 dhjetor 2020 Në ora: 23:32
Beteja e Pashtrikut

Janë bërë 22 vjet nga Beteja e Pashtrikut. Në mesin e 40 ushtarëve të UÇK-së, ra edhe Luljeta Shala

Çdo ditë që kalonte, e shënonin më këtë mënyrë.

Në këtë formë, forcat serbe, po i numëronin ditët në Gorozhup të Pashtrikut, deri në arritjen e qëllimit të tyre.

Këtu në kufirin shqiptaro – shqiptar ata ishin pozicionuar, për t’iu rënë në pritë, ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Serbët kishin informacionin, se nga Shqipëria, 150 ushtarë të UÇK-së në krye me komandant Mujë Krasniqin, kishin marrë rrugë drejt Kosovës.

Sic shihet edhe në këto pamje të asaj kohë, secili nga këta ushtarë, me vete barte mbi 40 kg armatim.

Në mesin e tyre, ishte edhe Luljeta Shala, që së bashku me të fejuarin, Hysen Bujupi të njohur si Luani, i ishin bashkuar radhëve të UÇK-së.

Por, rruga e Luljetës dhe ushtarëve të tjerë, u ndal në gjysmë pikërisht në këtë vend, pasi që hynë në territorin e Kosovës.

Kur ushtarët e lirisë po kalonin në këtë shteg në orët e para të 14 dhjetorit të 98tës, forcat serb i sulmuan nga të dyja anët.

Pasi vranë Mujë Krasniqin të njohur si komandant Kapuçi, dhe mbi 40 ushtarë të UÇK-së, serbët i kërkuan Luljetës dhë ushtarëve të tjerë të dorëzohëshin.

Por, Luljeta Shala, nuk e pranoi një gjë të tillë.

Esati, atë kohë 12 vjecar, e mbanë në mend kohën kur Luljeta si fëmija më i madh i shtëpisë, kujdesej për ta.

E personi që i xhiroi në çdo hap ushtarët e lirisë, thotë së këtu kishte djem e vajza nga shumë qytete të Kosovës.

Me urdhër të vet Mujë Krasniqit, disa nga ushtarët arritën të shpëtonin e të ktheheshin për në Shqipëri.

E 9 prej tyre, u zunë rob nga forcat serbe.

E gjithë këta, para se të niseshin, për në Kosovë, kishin qëndruar tek Beqir Agaj, në atë kohë ushtarë dhe kuzhinier i UÇK-së.

Ky zbuloi një detaj për T7, përmës të cilit, kishte ndjerë se mund të ndodhte më e keqja.

Ushtarët e UÇK-së, përveç armatimit, kishin me vete edhe mbi 11 milionë marka gjermane.

Në 22 vjetorin e kësaj ngjarje të madhe, qindra qytetarë, vizituan vendin ku ranë dëshmorë ushtarët e UCK-së, të cilët po bartnin armatim për në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat