Reçica dhe ambasadori zviceran Kolly dakordohen për vazhdim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Aktuale

Reçica dhe ambasadori zviceran Kolly dakordohen për vazhdim të projekteve në të mirë të qytetarëve

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 16:07
Pamje nga takimi

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka pritur sot në takim ambasadorin e Konfederatës Zvicerane në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilin bashkëbiseduan lidhur me bashkëpunimin e mirë në mes të dy shteteve tona.

Reçica e ka njoftuar ambasadorin Kolly lidhur me projektet dhe Reformat që ka ndërmarrë si ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë mandat qeverisës, si dhe për zbatimin e marrëveshjes për Sigurime Sociale, ku tashmë qytetarët e Kosovës janë duke gëzuar beneficionet e fituara në shtetin e Zvicrës.

Ministri Reçica dhe ambasadori Kolly, kanë biseduar edhe për nënshkrimin e marrëveshjes për fazën e tretë të EYE Project (Enhancing Youth Employment), projekt i cili edhe më tej do të ndihmojë rininë e Kosovës në edukim dhe punësim.

“Gjithashtu, biseduam edhe për mundësinë e angazhimit të të rinjve tanë në aftësim profesional dhe punësim sezonal në Zvicër”, ka thënë Reçica.

Në emër të Qeverisë së Kosovës, ministri Reçica e ka falënderuar ambasadorin Kolly, për ndihmën që ka dhënë Zvicra në çdo sferë të zhvillimit tonë si shtet, me ç’rast dhe janë dakorduar për vazhdimin e projekteve në të mirë të qytetarëve tanë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat