Gazeta “Bota sot” më e lexuara në Kosovë në muajin nëntor, lë pas “Telegrafin” dhe “Gazetën Express”

Aktuale

Gazeta “Bota sot” më e lexuara në Kosovë në muajin nëntor, lë pas “Telegrafin” dhe “Gazetën Express”

Nga: Bota sot Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:36
Gazeta “Bota sot”, gjatë nëntorit, kishte mbi 31 milionë klikime

Gazeta online “Bota sot” është portali më i lexuar shqiptar gjatë muajit nëntor 2020.

Sipas faqes më të besuar për krahasimin e portaleve “Similarweb” , gazeta “Bota sot”, ka tejkaluar sërish me lexueshmëri “Telegrafin”, që renditet si media e dytë dhe “Gazetën Express”, që ka rënë në vendin e tretë.

Gazeta “Bota sot”, gjatë nëntorit, kishte mbi 31 milionë klikime (saktësisht 31,134,179 klikime) , sipas Google Analytics.

Image
“Bota sot” kishte mbi 31 milionë klikime në nëntor

Gazeta “Bota sot”, gjatë këtij muaji kishte 8,8 milionë vizita, duke lënë pas “Telegrafin” me 3,76 milionë vizita.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Telegrafi"

Ndërkaq, “Gazeta Express” ka pësuar rënie, duke u renditur e treta me 3.75 milionë vizita.

Image
Krahasimi në mes "Bota sot" dhe "Gazeta Express"

Sipas “Similarweb”, një lexues mesatarisht ka qëndruar në portalin “Bota sot” për 5 minuta e 52 sekonda.

Në bazë të statistikave të kësaj faqeje, gazeta “Bota sot” në nivel botëror renditet e 15, 738, derisa “Gazeta Express” ka pësuar rënie, duke u renditur në vendin e 19, 669.

Image
“Bota sot” në nivel botëror renditet e 15, 738, “Gazeta Express” në vendin e 19, 669
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat