Drejtuesit e KOK-ut takuan Federatën e Ragbit të Kosovës

Sporti

Drejtuesit e KOK-ut takuan Federatën e Ragbit të Kosovës

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:19
Pamje nga takimi

Drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti, kanë pritur të premten drejtuesit e Federatës së Ragbit të Kosovës, me në krye kryetarin, Ndrec Musolli.

Presidenti Krasniqi përgëzoi FRK-në, për punën dhe angazhimin që po bëjnë në avancimin dhe masivizimin e këtij sporti në vendin tonë, derisa iu ofroi mbështetjen e KOK-ut në zhvillimin e mëtejshëm.

Nga ana e tij, kryetari Musolli, që shoqërohej edhe nga anëtarët e BE, Mark Barret, Giovanna Aalmo dhe Elton Rexhepi.

Ata përgëzuan Krasniqin për zyret e tij, derisa bashkërisht folën për gjetjen e urave të bashkëpunimit për ta dërguar ragbin e Kosovës në nivele edhe më të larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat