Besart Ibraimi: 4 ndeshjet e fundit për ne janë si finale

Futboll

Besart Ibraimi: 4 ndeshjet e fundit për ne janë si finale

Më: 30 prill 2024 Në ora: 21:38
Besart Ibraimi në veprim

Futbollisti i Struga Trim Lum, Besart Ibraimi, ndodhet në një formë të jashtëzakonshme, teksa i njëjti në 6 ndeshjet e fundit ka realizuar po aq gola.

Megjithatë, për momentin më të rëndësishme për të, janë pikët që duhet fituar skuadra, se sa golat e tij personal….

"6 gola në 6 ndeshjet e fundit për Besart Ibraimin, i cili shpreson të vazhdojë me këtë ritëm, duke e ndihmuar skuadrën në arritjen e objektivit përfundimtarë. Autori i 12 golave të këtij edicioni ka folur në prag të takimit me Tikveshin, ndeshje të cilën do e zhvillojmë në transfertën në Kavadar", shkruan në faqen e FC Struga.   

“Tikveshi ka treguar që është një kundërshtarë shumë i mirë, por qëllimi ynë final janë 3 pikët. Premtoj se do të japim më të mirën nga vetja në këtë ndeshje në çdo aspekt, më qëllim që të rikthehemi më të fuqishëm pas asaj disfate të papritur në fundjavë kundër Sileksit” – u shpreh Besart Ibraimi.

4 finale deri në arritjen e objektivit….

“4 ndeshjet e fundit për ne janë si finale.

Jemi të vetëdijshëm për këtë gjë dhe për vlerën e pikëve.

Megjithatë do i marrim ndeshjet një nga një, duke i analizuar mirë dhe duke bërë që skuadra të funksionojë si një familje.

Kjo është shumë e rëndësishme, në prag të këtyre ndeshjeve të fundit të sezonit, ku shpresojm se në fund do I’a arrijmë qëllimit”.

6 gola në 6 ndeshjet e fundit…Do vazhdojë kjo ecuri edhe pas ndeshjes me Tikveshin??

Është një ecuri pozitive, pa dyshim. Si unë, si e gjithë skuadra po kalojmë momente të mira, kur janë në pyetje golat.

Shpresojmë të vazhdojmë me këtë ritëm dhe formën e mirë ta vazhdojmë edhe kundër Tikveshit nesër.

Nëse arrijmë të marrim 3 pikët, kjo do të ishte shumë më e rëndësishme se golat e shënuar personal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat