Një databazë online për partitë politike dhe zgjedhjet në Shqipëri

Shqipëria

Një databazë online për partitë politike dhe zgjedhjet në Shqipëri

Më: 28 mars 2016 Në ora: 11:25

Në Shqipëri do të ketë për herë të parë një databazë të dhënash në lidhje me jetën politike prej vitit 1991. Në sajë të projekti të Institutit të Studimeve Politike është krijuar një databazë publike falas, në të cilën mund të gjendet informacion për vendimet miratuese në gjykata të secilës parti, programet dhe statutet përgjatë viteve 1991-2016, zgjedhjet brenda partive dhe rregullat e funksionimit të tyre, kushtetutat dhe vendimet mbi partitë, studimet profesionale mbi partitë dhe modelet referuese të njëjta në partitë shqiptare në Kosovë e Maqedoni, si dhe në partitë politike në shumicën e vendeve evropiane.

Për herë të parë bëhen publike të dhëna të detajuara mbi ecurinë e dokumenteve politike të secilës parti politike, si kanë ndryshuar rregullat e funksionimit të tyre, si kanë ndryshuar programet dhe si janë zhvilluar zgjedhjet brenda-partiake për kryetarët, kryesinë apo këshillin kombëtar. Databaza është në fazën e plotësimit me të dhëna. Deri tani janë hedhur 40 për qind e tyre. faza e dytë parashikon analizat krahasuese mbi të dhënat që disponohen në faqe dhe të dhëna krahasuese me rajonin dhe modelet e ndryshme evropiane.

Projekti www,politike.al është realizuar me mbështetjen e fondacionit gjerman “Fridrich Ebert”, i cili realizoi më 2014 të parin studim serioz mbi demokracinë e brendshme në partitë politike (PS, PD, LSI) dhe fondacionit tjetër gjerman “Konrad Adenauer” dhe punën e një ekipi ekspertësh të drejtuar nga politologu Afrim Krasniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat