Ҫfarë po paralajmëron avokati shqiptar për Edi Ramën: Po sillet si diktatori mizor Enver Hoxha

Shqipëria

Ҫfarë po paralajmëron avokati shqiptar për Edi Ramën: Po sillet si diktatori mizor Enver Hoxha

Nga: H.O. Më: 26 prill 2024 Në ora: 18:15
Edi Rama

Avokati shqiptar Spratak Ngjela në një postim të tij në Facebook, shkruan se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhepse i emëruar si kryeministër për tetë vite, ai nuk u bë kryeministër dot.

Avokati Ngjela shkruan se Rama po flet kundër medias italiane e cila e akuzoj me fakte të vërteta atë.

“Kurse Rama, po sillet njëlloj si mediokeri Enver Hoxha dikur. Por, harron që, diktatori mizor Enver Hoxha, ishte thjesht një monark oriental absolut që flliste pa pushim, por pa thënë asgjë”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Rama nuk u bë dot kryeministër, edhe pse ka mbi tetë vite kryeministër i Shqipërisë...por që mbeti thjesht një kryeministër i emëruar, se kryeministër s'u bë që s'u bë dot.

Fakti që nuk e di fare se çfarë është media evropiane, ai është ende jashtë konceptit demokratik që ka ecur në historinë e shtetit, që nga  Athina e lashtë e deri në Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me vartësit e tij, ai po flet broçkulla kundër medias italiane që e akuzon Ramën mediatikisht me fakte, sepse, që të godasësh me sens gazetaresk një gazetë perëndimore, duhet:

Të njohësh mirë dymbëdhjetë gjykimet e mendjes njerëzore;

Duhet të njohësh me nivel alegorinë, por, mbi të gjitha, nuk duhet t'i shmangesh të vërtetës faktike.

Kurse Rama, po sillet njëlloj si mediokeri Enver Hoxha dikur. Por, harron që, diktatori mizor Enver Hoxha, ishte thjesht një monark oriental absolut që flliste pa pushim, por pa thënë asgjë.

Po ky Rama çfarë është?

Është thjesht një i vetmuar në 28 mijë kilometra katrorë territor, ku nuk e pyet askush, por ai ecën njëlloj si Enver Hoxha dhe e imiton atë, se, siç duket e di gjeni, diktatorin pa arsim të lartë të Shqipërisë komuniste.(!)

Por, estetika moderne e ka zgjidhur tani filozofikisht tezën e Hegelit që: historia, pasi është shfaqur një herë si tragjedi, vjen e përsëritet, për së dyti, si komedi...

Prisni, se do të ketë akoma shfaqje të kësaj komedie...

Qeshni dhe shikoni...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat