Kushtet e Kurtit në Bruksel/ Shabani: Vendim i duhur, nuk ka kuptim të humbet kohë me lojërat e Vuçiqit dhe Serbisë

Politika

Kushtet e Kurtit në Bruksel/ Shabani: Vendim i duhur, nuk ka kuptim të humbet kohë me lojërat e Vuçiqit dhe Serbisë

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2024 Në ora: 14:13
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti dje nuk u takua me presidneti serb Aleksander Vuçiq. Ai emisarëve evropianë iu paraqiti këto tri kushte:

1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive.

2. Tërheqja e letrës së rezervimit e deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë e datës 13 dhjetor.

3. Dorëzimin i Milan Radoiçiqit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare.

Kurse, sot i pyetur nga gazetarët për takimin në Bruksel, kryeministri Kurti u përgjigj shkurtimisht, “përgjithësisht mirë”.

Njohësi i çështjeve politike, Amir Shabani, ka thënë se veprimi i Kurti ishte i duhur, duke shtuar se nuk ka kuptim të humbet kohë me lojërat e Vuçiqit.

Ai kritikon ashpër emisarët evropianë për të cilët thotë se është e papranueshme favorizimi i i një kombi pro-rus si është Serbia.

“Kryeministri Kurti mori vendimin e duhur duke refuzuar të takohet me Vuçiqin derisa të plotësohen kushtet e dakorduara (nënshkrimin e marrëveshjeve, tërheqjen e Serbisë nga letra ku deklarohej statusi i saj jo-detyrues ndaj marrëveshjeve dhe dorëzimi i Radoiçiqit me terroristët tjerë). Nuk ka kuptim të humbet kohë me lojërat e Vuçiqit dhe Serbisë, pasiqë kjo e ka zvarritur procesin e dialogut me vite dhe pa rezultate pozitive.

Josep Borrell duhet t'i japë prioritet kërkesave të Kosovës, të cilat janë të vlefshme dhe nuk duhen injoruar, si dhe të tregojë mbështetje më të fortë për Kosovën që të ecë përpara. Është e papranueshme që ata kanë favorizuar një komb pro-rus në vend të një shteti demokratik evropian siç është Kosova”, thotë Shabani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat