“Iku me turp”/ Avokati shqiptar me reagim të ashpër për Borrellin – paralajmëron shqiptarët për këtë gjë!

Politika

“Iku me turp”/ Avokati shqiptar me reagim të ashpër për Borrellin – paralajmëron shqiptarët për këtë gjë!

Nga: M.Haziri Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:52
Spartak Ngjela

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl, është deklaruar rreth largimit të Joseph Borrell nga pozita e përfaqësuesit të Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Ai tha se shkuarja e Borrellit nga pozita e shefit të diplomacisë së BE-së, në favor të Kosovës.

Me një qasje direkte po them që shpresoj se nuk do të kemi nevojë që të diskutojmë më për politikat e Borrellit karshi vendeve të Ballkanit Perëndimor, sepse mandati i tij do të mbarojë, pasi që tutje këtë detyrë do ta bartë Kaja Kallas”, u shpreh ai.

E në lidhje me këtë temë ka folur avokati Spartak Ngjela.

Ai për “Bota sot”, thotë që Mandl ka të drejtë.

Sipas tij, Borrell ka qenë kundër Kosovës dhe kështu iku me turp

Më tej, avokati shton që Shqiptaria është në kulmin e saj tani dhe ja filluar procesin e ribashkimit të saj

“Lukas Mandl ka të drejtë. Lukas Borrell- ishte kundër Kosovës E theu qafën... dhe iku me turp, dhe asgjë nuk na bëri dot...

Shqiptaria është në kulmin e saj tani... dhe ja filluar procesin e ribashkimit të saj”, u shpreh Ngjela për “Bota sot”.

Kujtojmë që krerët e BE vendosën të enjten samitin e Brukselit për emrat e rinj drejtues në BE.

Pasuese e Josep Borrell pritet të jetë kryeministrja estoneze, Kaja Kallas. 47 vjeçarja, Kaja Kallas e njeh mirë politikën europiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat