“Të mërzitur se Milan Radoiçiq nuk mund të shkel në Kosovë”, ja pse gjithë kjo “zhurmë” për bisedën e Mimoza Kusari Lilës

Politika

“Të mërzitur se Milan Radoiçiq nuk mund të shkel në Kosovë”, ja pse gjithë kjo “zhurmë” për bisedën e Mimoza Kusari Lilës

Naile Ejupi Nga Naile Ejupi Më 6 qershor 2024 Në ora: 16:54
Milan Radoiçiq në zyrën e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj

Shefja e grupit parlamentar Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila, është bërë “cak” i opozitë dhe mediave ditëve të fundit.

Një bisedë e saja me kriminelin dhe terroristin Milan Radoiçiq , e realizuar në vitin 2022 ka ndikuar që opozita të “shpërthej” me akuza ndaj pozitës, madje duke kërkuar edhe dorëheqjen e saj.

Mimoza Kusari Lila është deklaruar shkurt për media të enjten pas publikimit të bisedës, duke thënë se ato janë “deklarata të vitit të kaluar janë këto, para dy viteve”.

Gjersa, Kusari Lila është deklaruar për sekuencën e bisedës, theksojmë se takime e pritje krimineli Milan Radojçiq ka pasur nga ish- kryeministri në atë kohë, Ramush Haradinaj.

Haradinaj kishte pritur në zyre të tij, Radoiçiq , madje kishin bërë edhe fotografi  nga ai takim, ku shihet i buzëqeshur, thuajse është duke u krenuar për takimin.

Takimi Haradinaj- Radoiçiq nuk ishte bërë vetëm në zyre, ish-kryeministri i kishte shkuar edhe në shtëpi kriminelit serb dhe kur ishte pyetur nga media rreth arsyes së atij takimi, ai kishte deklaruar “mu në atë shtëpinë ku kam shkuar unë, më pas ka shkuar Policia e Kosovës që është hera e parë prej ekzistencës së shtetit, por ligji e ka bërë këtë jo unë”.

Analistët politikë thonë se biseda e Mimoza Kusari Lilës nuk mund të krahasohet me takimet e pritjen e Milan RadoiçiqRadoiçiq , si dhe me heqjen e fletë-arrestit të tij.

Sipas tyre, kjo “zhurmë” është bërë në kohën kur ka dështuar opozita për të shkuar në zgjedhje të reja dhe bëhet me qëllim që të “mbulohen” sukseset e Qeverisë.

Mehmeti: Me lejen e ndihmën e Rajojiçiqit Ramush Haradinaj është bërë kryeministër

Image
Faton Mehmeti

Analisti politik, Faton Mehmeti, thotë se biseda e pa rëndësishme e Mimoza Kusari- Lilës me kriminelin Milan Radojçiq nuk mund të krahasohet me ata që dikur e prisnin në zyre.

Sipas tij, e akuzojnë Kusari Lilën, sepse janë të mërzitur që ai nuk guxon të shkel më në Kosovë.

“Nuk mund të krahasohet në asnjë mënyrë një bisedë të shkurtër dhe krejtësisht pa rëndësi më veprimet e atëhershme që e prisnin në zyre të kryeministrit. Me lejen e ndihmën e Rajojiçiqit Ramush Haradinaj është bërë kryeministër. Me pak fjalë, këta që akuzojnë zonjë Kusari janë të mërzitur që Radojiciqi më nuk guxon të shkel në Kosovë”, deklaron Mehmeti.

Radoiçiq dikur është pritur në zyre të kryeministrit, e sot është në arrati, thotë Mehmeti, dhe ky sipas tij, është dallimi mes PAN dhe VV-së.

“Kanë bërë edhe tregti me kriminelin serb, këta që flasin në emër të patriotizmit e që kanë pi dhe kanë bërë pazare me të. Fatkeqësisht, Kosova ka pasur njerëz të tillë në krye të shtetit. Dikur Radojiciqi është pritur në zyre të kryeministrit, e sot është në arrati, ky është dallimi mes PAN dhe VV karshi Radojiciqit”, shprehet analisti.

Përpjekje e dështuar, për ta "mbuluar" suksesin e pashembullt të Qeverisë Kurti

Biseda më pak se një minutë mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe kriminelit serb Milan Radoiçiq, ishte ndërmjetësuar nga Sllavko Simiq i Listës Serbe dhe sipas analistit politik Gani Qarri, nga aty nuk mësohet asgjë e re.

Image
Gani Qarri

Qarri në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se publikimi i kësaj bisede pas përpjekjes së dështuar për të shkuar në zgjedhje të reja, është akt dëshmie se kjo është bërë enkas për ta sulmuar kryeministrin.

“Me sa kuptohet, nga biseda e shkurtër Mimoza Kusari-Lila – Radoiçiq, ajo është vetëm një pjesë, apo sekuencë e shkurtër, e bisedës së vitit të kaluar, ku nuk mësohet asgjë e re, përveç përshëndetjeve dhe pyetjeve të rëndomta, të çdo fillim-bisede, pa ndonjë fakt, argument, dhe as arsye mbi të cilën mund të flitej, shkruhej apo edhe spekulohej , për klikime siç veprohet rregullisht nga mediat bulevardeske në Kosovë. Ajo që me këtë rast bie në sy, të qytetarëve dhe opinionit të gjerë, është fakti, jo pak interesant se pse ky incizim, u publikua pikërisht, pas dështimit për shkuarjen në zgjedhje të reja, akt që dëshmon, se nga viti i kaluar, kjo lojë është rezervuar, enkas për ta sulmuar Kryeministrin Kurti, gjatë fushatës së paramenduar elektorale, ndërsa pjesët tjera, të paralajmëruara nga Sllllavko Simiq, pritet të publikohen, me të filluar fushata e zgjedhjeve të reja, me inskenimet e parapërgatitura nga lista serbe, BIA dhe SHIK-u”.

 “Organizatë ilegale, veprimtaria e të cilës, nuk është hetuar asnjëherë, se në shërbim të kujt, janë vërtetë këta gangster dhe sa janë të involvuar në rrezikimin e jetës së njerëzve dhe shtetit të Kosovës, përderisa përfliten se janë ngushtë të lidhur me BIA-në e Serbisë dhe udhëheqin Piramidat e Fajdeve në Kosovë, të shprehura më tepër në Pejë me rrethinë, si dhe në gjithë Kosovën, me të cilat qojnë në vdekje shqiptarët e pafajshëm, siç ndodhi para disa ditësh, me vetëvrasjen në Graçanicë të qytetarit të Lipjanit, të shtyrë, siç u shkrua publikisht në të gjitha mediat, nga babai dhe vëllai i deputetes së LDK-së”, thekson Qarri.

Biseda e shkurtër që u publikua me qëllim dëmtimi Lëvizjen Vetëvendosje, sipas Qarrit, nuk krahasohet me tërheqjen e fletë arrestit ndaj kryekriminelti Radoiçiq, takimet e politikanëve shqipfolës në vilat e tij dhe me pritjen e vetë ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

 “Edhe kjo sekuence e shkurtër e bisedës, është pjesë e strategjisë së partive të inkriminuara të mbushura me fajdexhinj e pjesëtar të SHIK-ut, ku më të zëshmit janë Kimete Bajrami, Lumir Abdixhiku, Bunjaku, Xhelili-Kica etj, ndoshta edhe për të larguar vëmendjen, nga bëmat e të korruptuarve dhe grupeve kriminale të lidhura këmbë e kokë me këto parti, të cilat, para syve të prokurorisë, policisë dhe gjyqësisë së kapur, po bëjnë kërdinë në Kosovë, ndaj dhe duan me çdo kusht, që ta largojnë vëmendjen e qytetarëve nga rasti tragjik i vetëvrasjes së 37 vjeçarit, nga Lipjani, i shtyrë në vetëvrasje për fajde nga personat S.T dhe A.T, përndryshe babai dhe vëllai i një deputete të LDK-së, e cila as sot, nuk sqarohet, për qytetarët, nëse u përjashtua nga partia, si familjare e fajdexhive. Përndryshe, nëse nga partiakët të cilët kanë emëruar deputet partie, edhe pjesëtar të SHIK-ut e familjar të fajdexhive, nuk publikohen edhe pjesët e tjera, për tu kuptuar në plotëni, përmbajtja e bisedës, të paralajmëruara nga Sllavko Simiqi, sekuenca e shkurtër e bisedës Mimoza Kusari me Radoiçiqin, që u publikua me qëllimin për ta dëmtuar Lëvizjen Vetëvendosje, jo vetëm se dështoi që në nisje dhe nuk mundi ta arrinte qëllimin, por edhe as që mund të krahasohet me tërheqjen e fletarrestin ndaj kryekriminelit Radoiçiq, takimet e politikanëve shqipfolës në vilat e tij, si dhe pritjen që i është bërë vet kryeterroristit Milan Radoiçiq në zyrën e ish kryeministrit të vendit, nga Ramush Haradinaj! “, pohon analisti.

Sipas tij, partitë po merren me imtësi të tilla, të ulëta e pa asnjë nivel.

“Madje habit shumë fakti, se si nga partitë e inkriminuara, nuk iniciohet kurrë një nismë për diskutime publike apo edhe debate televizive, për luftimin e fenomenit të fajdeve, që është forcuar aq shumë në Kosovë, të debatohet se pse Blerim Isufaj tërhoqi aktakuzën kundër kryeterroristit Millan Radoiçiq dhe tash e afro 9 muaj nuk kemi aktakuzë të ngritur kundër tij, as kundër kriminelve tjerë të sulmit terrorist në Banjë të Zveçanit, në pritën e organizuar prej të cilëve u vra polici tani hero i Kosovës Afrim Bunjaku, nga Prokuroria Speciale, kryetar i të cilës është po ashtu Blerim Isufaj, por merren me imtësi të tilla të ulëta e pa asnjë nivel, duke nënçmuar inteligjencën e qytetarëve dhe popullit të Kosovës, të bindur gabimisht, se me dokrra të tilla, do t’i bindin qytetarët t`ua japin votat, për tu rikthyer serish në pushtet dhe filluar përsëri vjedhjen e parave dhe pasurive të Kosovës”, shton analisti.

Gjithë këtë “zhurmë” Qarri, e konsideron përpjekje të dështuar për të “mbuluar” suksesin e Qeverisë.

“Për aq më tepër, gjithë kjo zhurmë e bërë për asgjë, me reagimet e stër-fryra artificialisht të opozitës së inkriminuar, për një gjysmë minute sekuencë të bisedës së publikuar, për qëllime meskine politike, të Mimoza Kusarit dhe Milan Radoiçiqit, shqetëson shumë qytetarët, kur dihet mirëfilli se kemi pasur persona që kane biseduar hapur, madje edhe në emisione publike televizive me Radoiçiqin dhe askush nuk është marr me ta. Akt meskin që dëshmon më së miri se kjo fushatë, abnormale, është edhe një përpjekje e dështuar, për ta "mbuluar" suksesin e pashembullt të Qeverisë Kurti në luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar, si dhe vendosjen përfundimtare të rendit, ligjit e kushtetutshmërisë dhe shtrirjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pas më tepër se dy dekadash sllamadie të kriminelëve serb, bashkë me udhëheqësit e inkriminuar shqipfolës të partive opozitare, kur dihet nga të gjithë se krye terroristit Radoiçiq, me urdhër të kësaj Qeverie, i është konfiskuar vila luksoze dhe pasuria shumë milionëshe nga Policia e Republikës se Kosovës!”, përfundon Qarri.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të SHBA-së dhe njëherësh i njëjti ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë në shtator të 2023-ës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat