Takimi Kosovë-Serbi/ Arifi: Nuk ka shpresa për një marrëveshje gjithpërfshirëse!

Politika

Takimi Kosovë-Serbi/ Arifi: Nuk ka shpresa për një marrëveshje gjithpërfshirëse!

Nga: A.SH Më: 25 qershor 2024 Në ora: 23:40
Foto nga takimi

Nesër pritet të mbahet takimi i radhës mes Kosovës dhe Serbisë. Nga takimet që janë mbajtur deri më tani nuk është se ka praur ndonjë progres për Kosovën.

Për herë të parë pas më shumë se nëntë muajsh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 26 qershor në Bruksel për të zhvilluar, sipas Bashkimit Evropian, një rund të ri bisedimesh për normalizimin e marrëdhënieve.

Njohësi i çështjeve politike, Avni Arifi, në një intervistë për “Bota sot”, ka thënë se nga ky takim nuk ka shpresa për marrëveshje gjithëpërfshirëse.

“Nuk ka shpresa për një marrëveshje gjithpërfshirëse. Kurti kërkesën e Bashkësisë Ndërkombëtare për njohje reciproke me politikat e tij e ka zhduk nga diskursi.

Askush më në BE nuk beson në njohjen reciproke dhe fokusi është tek marrëveshjet parciale dhe kjo nuk është në interes të Kosovës”, thotë ai.

Kujtojmë, se takimi i fundit mes tyre, më 14 shtator 2023, dhe përfundoi pa ndonjë pajtim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat