​Votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

​Votohet qeveria e re e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Më: 24 qershor 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut me 77 vota pro dhe 22 kundër ka zgjedhur të dielën Qeverinë e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski.

Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, partitë nga koalicioni VLEN dhe ZNAM.

Deputetët e LSDM-së dhe të majtës votuan kundër Qeverisë.

Ndërsa Fronti Evropian e la seancën pak para përfundimit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat