Sela: NATO do të ketë kujdes me Maqedoninë, derisa Stoillkoviqi pro-rus është pjesë e Qeverisë

Maqedonia

Sela: NATO do të ketë kujdes me Maqedoninë, derisa Stoillkoviqi pro-rus është pjesë e Qeverisë

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 12:44
Ziadin Sela

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela për Qeverinë e re tha se është jolegjitime dhe Qeveri që frikësohet nga fjala e lirë.

“Është një Qeveri që natyrisht që i mungon legjitimiteti dhe natyrisht që Qeveria u votua por Qeveri e cila frikësohet nga fjala e lirë nga ajo që kanë për të thënë ata që janë përfaqësues të popullit”, tha Ziadin Sela në “DailyClick” në TV21″.

Ziadin Sela tha se brenda Qeverisë së re ka ministra si Ivan Stoillkoviq që janë pro politikave të Putinit dhe që nënqeshet me tragjedinë në Srebrenicë dhe shtoi se, lidhjet e Stollkoviqit janë ngushtë të lidhura me BIA-në serbe e me Putinin.

“Qeveria brenda saj ka një ministër i cili hapurazi shpreh përkrahje për politikat e Putinit, siç është Stoillkoiqi i cili hapurazi nënqeshet me tragjeditë që i kanë ndodhur popujve, rasti i gjenocidit të Srebrenicës me të cilën ai u nënqesh”, tha Sela.

Ai shtoi se nuk kam pretenduar që Mickoski të jetë ai i cili do të mbrojë interesin e shqiptarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat