Qeveria miratoi fazën e parë për pajisjet e blinduara të URM-së

Maqedonia

Qeveria miratoi fazën e parë për pajisjet e blinduara të URM-së

Më: 27 mars 2024 Në ora: 13:36
Foto ilustrim

Në seancën e djeshme të rregullt, Qeveria, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Amendamentin numër 5 (Amendamenti 5 i Letrës së Ofertës dhe Pranimit-LOA MK-B-UCC JLTV) qeverisë- Kontrata qeveritare për prokurimin e mjeteve të blinduara të lehta me rrota, ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe përcaktoi tekstin e harmonizuar të Amendamentit.

Amendamenti 5, siç shpjegohet, është në përputhje me letrën e kërkesës për prokurimin specifik dhe vendimet e mëparshme të Grupit të Programit dhe Menaxhimit në Departamentin e Mbrojtjes për prokurimin e mjeteve të blinduara të lehta JLTV me rrota.

Burimet financiare nuk i ngarkohen buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes, sepse shuma do të paguhet me mjete financiare nga programi FMF (Foreign Military Founds), të cilat janë donacion nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë mbyllet faza e parë e pajisjes së ushtrisë dhe grupit të batalionit të lehtë të këmbësorisë me mjete të blinduara të lehta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat