Ka nisur transporti i fletëve të votimit në Maqedoni

Maqedonia

Ka nisur transporti i fletëve të votimit në Maqedoni

Më: 21 prill 2024 Në ora: 12:38
Foto ilustrim

Gjithsej 1.814.000 fletë votimi me emrat e 7 kandidatëve për zgjedhjet presidenciale janë paketuar në kuti kartoni me vulë mbrojtëse. Punonjësit e shtypshkronjës “Kiro Dandaro” në Manastir, sot herët në mëngjes i kanë ngarkuar fletëpalosjet në furgona transporti dhe kamionë.

Fillimin e transportit nga shtypshkronja deri në Komisionet Komunale të Zgjedhjeve e kanë siguruar njësitet policore, ku kanë qenë të pranishëm edhe kryetari, nënkryetari dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ).

Anëtarët e KSHZ-së dhe përfaqësuesit e shtypshkronjës dorëzuan materialin konfidencial të votimit nga shtypshkronja, pas së cilës kolona u largua nga fabrika nën mbrojtje të fortë policore dhe shkoi në selitë e 80 komisioneve komunale zgjedhore.

“Shpërndarja bëhet në 17 rrugë të paracaktuara. Organizativisht jemi të gatshëm, sipas atij kursi do të bëhet shpërndarja dhe do të përfundojë gjatë ditës së sotme”, kanë thënë nga KSHZ.

Gjatë ditës së nesërme do të kryhet edhe shpërndarja e pajisjeve biometrike të identifikimit.

Janë shtypur gjithsej 1.814.000 fletë votimi për shkak të numrit të votuesve të regjistruar në Listën zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat