Sopjani: Jemi shumë të motivuara

Hendboll

Sopjani: Jemi shumë të motivuara

Më: 28 prill 2024 Në ora: 11:18
Sopjani

KHF Ferizaj po e kërkon Kupën e parë të Kosovës në hendboll. Dhe te skuadra ferizajase janë shumë të motivuara në prag të finales me Istogun.

Finalja Istogu – Ferizaj zhvillohet sot prej orës 15:00 në palestrën “Karagaçi” në Pejë.

“Jemi shumë të motivuara për ta arritur qëllimin tonë”, thotë aloja Sopjanii .

“Kemi dëshmuar dhe vazhdojmë të dëshmojmë që jo rastësisht jemi këtu ku jemi. E këtë mundësi nuk do ta lëshojmë lehtë nga dora. Do të kthehemi me kupë në Ferizaj”, ka shtuar Sopjani.

Në gjysmëfinale, të shtunën, Ferizaj fitoi ndaj Samadrexhës me rezultatin 24:19.

Finalja pritet të jetë shumë e fortë dhe cilësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat