Besa Famgas eliminon Rahovecin, Kastrioti e pret në finale 

Hendboll

Besa Famgas eliminon Rahovecin, Kastrioti e pret në finale 

Nga: K.Goca Më: 27 prill 2024 Në ora: 21:35
Pamje nga ndeshja

Besa Famgas - Kastrioti, finalja e Kupës së Kosovës në hendboll.

Besa Famgas e ka eliminuar Rahovecin, duke e mposhtur me rezultat 27:26, në gjysmëfinalen që është zhvilluara para 500 shikuesve në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

Djelmoshat e kryetrajnerit Verim Zherka lëshuan rastin që të futen në histori, duke pësuar në çastet e fundit.

Pjesa e parë përmbyllet me rezultat 14:13 në favor të liderit të kampionatit, Rahoveci.

Në minutën e 40-të, Rahoveci në epërsi me dy gola (17:15), për të thelluar atë në 21:18 (45’).

Pejanët afrohet në rezultat 21:20 (48’)

10 minutat e fundit me rivalitet të madh, ndërsa Tafilaj i Besës e ka barazuar rezultatin 24:24 në minutën e 55-të.

Pas një minute Alonso shënoi për 25:24 për Rahovecin, por përmbysja e rezultatit ndodhi në minutën e 58-të, Besa në epërsi me 26:25.

Rahoveci barazoi (26:26) me golin e Jon Muqollit. 

Hendbollisti Arbios Mushkolaj shënoi golin e tetë dhe të fitores 26:27 për Besën.

Finalja luhet nesër në orën 17.30 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat