Lukaku i gatshëm ta vazhdojë “shëtitjen” në Itali, tani te një tjetër skuadër

Futboll

Lukaku i gatshëm ta vazhdojë “shëtitjen” në Itali, tani te një tjetër skuadër

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 11:31
Romelu Lukaku

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Romelu Lukaku është gati të hapë bisedimet me Milanin dhe Napolin, por Chelsea nuk do ta shesë sulmuesin belg për më pak se 30 milionë euro dhe nuk është i hapur për një marrëveshje të re huazimi.

Lukaku është i destinuar të largohet nga Chelsea në merkaton e verës pas një huazimi një vjeçar te Roma dhe gjigantët e Serisë A, Milan dhe Napoli janë të interesuar për reprezentuesin belg.

Vetëm pak ditë më parë, “Sky Sport Italia” raportoi se kuqezinjtë kishin intensifikuar bisedimet me blutë, ndërsa “Gazzetta” shton sot se belgu është i hapur për një rikthim në San Siro, tek rivali i Interit, Milani.

Gjatë konferencës së tij të parë për shtyp si trajner i Napolit të mërkurën, Antonio Conte nuk e fshehu interesimin e tij për ish-yllin e Interit, por “Partenopei” duhet të shesë Victor Osimhen përpara se të hapë bisedimet me Chelsean dhe sulmuesin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat