Yakin: Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim

Futboll

Yakin: Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 22:00
Murat Yakin

Festë e madhe në shtëpinë e Zvicrës, Murat Yakin flet për fitoren e tij më të rëndësishme.

Kampionët në fuqi u dominuan dhe u eliminuan, festa është në anën tjetër, Zvicra mundi Italinë 2-0. Murat Yakin u shpreh pas ndeshjes:

“Unë përgëzoj të gjithë ekipin. Ishte një paraqitje e shkëlqyer, djemtë luftuan nga minuta e parë deri në minutën e fundit. Ishte një ndeshje e pabesueshme, treguam futboll të bukur, fitues. Po, është fitorja ime më e rëndësishme, mund ta themi këtë”.

“Është mëkat që nuk morëm drejtimin më herët. I thashë vetes që nëse kështu vazhdonte në pjesën e dytë dhe italianët nuk ndryshonin qëndrim, ne do të vazhdonim të dominonim. Me 2-0 bëmë një hap të madh përpara.

Rasti i Schär, u frikësova për një moment, por nuk kishim asnjë dyshim se mund të fitonim”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat