​Euro 2024: Holanda e Austria publikojnë formacionet zyrtare

Futboll

​Euro 2024: Holanda e Austria publikojnë formacionet zyrtare

Më: 25 qershor 2024 Në ora: 17:19
Foto ilustrim

Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja interesante e Euro 2024 mes Kombëtares së Holandës dhe asaj të Austrisë.

Stadiumi “Olympiastadion” në Berlin do të jetë nikoqir i kësaj përballje, e cila i takon Grupit D të Kampionatit Evropian Euro 2024.

Në ndeshjen e fundit të zhvilluar, Holanda barazoi 0:0 me Francën, kurse Austria e mposhti 3:1 Poloninë.

Momentalisht, Holanda kryeson Grupin D me katër pikë, krahas Austrisë që renditet e treta me tri pikë.

Sa i përket ndeshjes së sotme, formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Holanda (4-3-3): Verbruggen; Ake, Van Dijk, de Vrij, Geertruida; Veerman, Schouten, Reijnders; Gakpo, Depay, Malen

Austria (4-2-3-1): Pentz; Posch, Wober, Lienhart, Prass; Seiwald, Grillitsch; Wimmer, Sabitzer, Schmid; Arnautovic 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat