A do të ekstradohej në Hagë “Kasapi”, po të ishte udhëheqës Satrapi

Opinione

A do të ekstradohej në Hagë “Kasapi”, po të ishte udhëheqës Satrapi

Nga: Dedë Preqi Më: 28 qershor 2024 Në ora: 14:07
Dedë Preqi

Sllobodan Millosheviç, një diktator dhe kasap i egër ndërnjerëzor, që nuk do harrohet kurrë nga popujt jo serb në Ballkanin Perëndimor, mizorinë e të cilit do e shënojnë gjitha arkivat e historisë njerëzore dhe një ndër ato më të tmershmet që mbas Luftës së Dytë Botërore.

Kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, urdhërues dhe derigjues i luftrave të përgjakshme në Ballkanin perëndimor, duke filluar që nga Sllovenija, e cila u bë skenaristja e parë me 26-27 qershor 1991, duke u përballur me ushtrinë dhe paramilitarët serb, e cila përmes organizimit të vetë popullit dhe organizatave të mbrojtjes civile e përzuni nga teritori i vet slloven, dhe duke e shpallur Slloveninë shtet të pavarur dhe sovran.

Mbas luftës në Slloveni, ambiciet e Millosheviqit, nuk ndalen, duke filluar luftëra brutale me Kroacinë, në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më në fund me Kosovën, të cilën e kishte për «zemër», siq thotë një fjalë popullore, por më në fund iu lidh thesi i të zezave të tij dhe disa bashkëpunëtoerëve të vet, të cilët akuzohen nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, për krime dhe gjenocid.

Me 28 qershor 2001, Millosheviçi, ekstradohet në Hagë, për krime lufte në Kosovë, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovinë, me çrast urdhërarrestin ndërkombëtar e përkrahen dhe urdhëron edhe Beogradi, me udhëheqjen e vet nën rrethana dhe kundërshtime të ndryshme, por ndoshta edhe të pajtuara nga masa e madhe e popullit, të cilët i kishte futur në luftëra të përgjakshme dhe të pa nevojshme.

Krimineli Millosheviq, nuk arriti t’a vuaj denimin si i akuzuar për krime lufte, dhe aktakuza e tij zgjati deri me 11 mars 2004, kur i jep fund të gjithave, duke e dënuar vetëvetën, por vijimi i historisë së tij vazhdon edhe sot nga pasardhësit e tij, të cilin e ruajnë me gjelozi si idhull dhe «hero» kombëtar të popullit serb.

Po të ishte në atë kohë të «sllobës» udhëheqës i shtetit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, a do ta lejonte apo do të jepte urdhër për ekstradimin e Millosheviçit, në Hagë, me siguri se « JO», dhe kemi shembullin konkret me kriminelët që i mbron sot në Serbi, dhe as që po ua prish dikush tymin e cigarës, sepse Vuçiqi, ia kalon Millosheviçit, dhe është më mjeshtër i politikës dhe për fat të keq, ky është më dredhak dhe dhelpërak, i cili po e mashtron edhe bashkësinë ndërkombëtare, poashtu edhe po arrinë t’a përvetësojë BE-në, dhe ta bëjë për vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat