Kërkohet gjobë prej afro 25 miliardë dollarëve, për vdekjen e 346 njerëzve në përplasjet e dy avionëve Boeing

Bota

Kërkohet gjobë prej afro 25 miliardë dollarëve, për vdekjen e 346 njerëzve në përplasjet e dy avionëve Boeing

Më: 20 qershor 2024 Në ora: 10:11
Paul Cassell

Familjet e viktimave në dy përplasjet e avionit Boeing 737 Max kanë kërkuar ndjekje penale dhe gjobë prej 24.8 miliardë dollarësh për “krimin më vdekjeprurës të korporatës në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Avokati i familjeve, Paul Cassell tha se shuma ishte “e justifikueshme dhe qartësisht e përshtatshme” duke pasur parasysh “kostot e mëdha njerëzore të krimeve të Boeing”, raporton BBC.

Në një letër prej 32 faqesh e verifikuar nga BBC, Cassell tha se qeveria amerikane duhet të ndjekë penalisht ata që drejtojnë kompaninë kur 346 njerëz u vranë në dy aksidente në vitin 2018 dhe 2019.

Letra citonte faljen nga shefi ekzekutiv i Boeing, Dave Calhoun të martën, ndërsa ai dha dëshmi në Kongres.

“Kërkoj falje për pikëllimin që kemi shkaktuar”, tha ai, teksa u turpërua nga familjarët e viktimave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat