Me cigare e veshje të shkurtër, Rita Ora nis xhirimet për filmin e ri

Bota e Yjeve

Me cigare e veshje të shkurtër, Rita Ora nis xhirimet për filmin e ri

Nga: A.Zh Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 15:13
Rita Ora

Karriera e saj është duke u zhvilluar në disa dimensione, duke u nisur nga puna e albumit të ri dhe roli si prezantuese në “America’s Top Next Model”.

Por, këngëtarja shqiptare Rita Ora, ka provuar veten edhe si aktore në filmin e ri “Wonderwell”, shkruan Daily Mail, përcjell Bota Sot.

Ylli 26-vjeçar është parë duke xhiruar skenat e këtij filmi në Romë të Italisë.

Bukuroshja bjonde është shfaqur me një veshje të shkurtër, ndërsa në qendër të vëmendjes bien flokët e saj bjonde dhe një cigare.

Për Orën, ky nuk është filmi i parë, pasi ajo edhe më herët ka luajtur rolin e ‘Mia-s’ në filmin erotik “Fifty Shades Darker”./BS/

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat