Rihanna befason me stilin e veshjes

Bota e Yjeve

Rihanna befason me stilin e veshjes

Më: 22 prill 2024 Në ora: 14:42
Rihanna

Këngëtarja me famë botërore, Rihanna ka marr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit.

Kjo për faktin se ajo u kombinua me në veshje që jo shumëkujt mund t’i rrinte aq bukur sa asaj.

Me një pellush të gjatë me print të tigrit, me disa pantallona të shkurta e një bluzë të gjerë, ajo nuk i kurseu as takat, detaj që vetëm e rregulloi edhe më shumë këtë kombinim jo aq të zakonshëm.

Image
Rihanna

Rihanna, ka tashmë vite që është shkëputur nga muzika dhe nuk ka qenë edhe mjaft aktive, por karriera e saj e bujshme ka vulosur vendin e saj në këtë industri.

Përveç karrierës si këngëtare, ajo gjithashtu posedon brendin e saj të produkteve të bukurisë Fenty Beauty, me të cilin ka bërë revolucion në këtë industri. 

Image
Rihanna
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat