Zyrtari i OKB-së: Do të duhen 14 vjet për të pastruar Gazën nga rrënojat e luftës

Azia

Zyrtari i OKB-së: Do të duhen 14 vjet për të pastruar Gazën nga rrënojat e luftës

Më: 27 prill 2024 Në ora: 22:37
Foto ilustrim

Një zyrtar i OKB-së ka deklaruar se lufta në Gazë ka krijuar rreth 37 milionë ton mbeturina, pjesa më e madhe bomba të pashpërthyera, e të cilave mund t’i duhen më shumë se një dekadë për t’i larguar.

Në Gazë gjenden mesatarisht 300 kilogram rrënoja në një metër katrorë.

“Bazuar në sasinë aktuale të mbeturinave në Gazë, me 100 kamionë na duhen 14 vjet punë. Me vazhdimin e luftës do të jetë e pamundur të vlerësohet se sa kohë duhen për pastrim”, tha Pehr Lodhammar, ish-shef i Shërbimit të Çminimit të Kombeve të Bashkuara për Irakun.

Pastrimi i rrënojave do të jetë punë e ngadaltë dhe e rrezikshme për shkak të kërcënimit nga predhat, raketat e armët e tjera të groposura.

Deri më tani, përpjekjet e vendeve perëndimore për të ndaluar luftën nuk janë marrë parasysh nga Izraeli i cili kërcënon me ofensivë në Rafah.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat