Erdogan me thirrje ndaj Perëndimit që të rrisë presionin ndaj Izraelit për ta pranuar marrëveshjen për armëpushim

Azia

Erdogan me thirrje ndaj Perëndimit që të rrisë presionin ndaj Izraelit për ta pranuar marrëveshjen për armëpushim

Më: 6 maj 2024 Në ora: 20:28
Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se mirëpret pranimin e armëpushimit nga Hamasi dhe shpreson që Izraeli të bëjë të njëjtën gjë.

Ai gjithashtu u ka bërë thirrje vendeve perëndimore që të rrisin presionin ndaj Izraelit.

“Ne e mirëpresim deklaratën e Hamasit se ata pranuan armëpushimin me sugjerimin tonë. Tani, Izraeli duhet të ndërmarrë të njëjtin hap”, tha ai.

Një zyrtar izraelit ka thënë se armëpushimi “do të duket të jetë një mashtrim që synon ta bëjë Izraelin të duket si pala që refuzon një marrëveshje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat