Nga “Rojet e Urës” te inteligjenca e Kosovës: Spiuni që “tentonte” të fuste Kosovën në konflikte me ndërkombëtarët?

Aktuale

Nga “Rojet e Urës” te inteligjenca e Kosovës: Spiuni që “tentonte” të fuste Kosovën në konflikte me ndërkombëtarët?

Më: 27 qershor 2024 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Serbi, Aleksandër Vlajiç, u arrestua gjatë së mërkurës nga Policia e Kosovës nën dyshimet për spiunazh, pas informacioneve që pasuan nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës (AKI).

Por, kush është Aleksandër Vlajiç?

Ish-hetuesi i Policisë, Murat Mehmeti, ka treguar se Vljaiç ka kaluar nga grupi kriminal “Rojet e urës” në Policinë e Kosovës, në fillim të viteve 2000.

“E kemi pas koleg së paku 5 vjet. Diku kah viti 2002 është kyçur në Polici si si ish-pjesëtar i Rojës se Urës. Dhe gjatë verifikimit është bërë gabime, dikush nuk e ka bërë punën mirë, ma vonë është akomoduar mirë duke iu falënderuar menaxhmentit të dobët që e ka pasur policia atëherë edhe ka arrtit më punu në inteligjencën regjional për shumë vite. Ky person në gjuhën popullore s’ka qenë burim vetëm për një shërbim për çka pretendohet”, ka thënë Murati në Radio Dukagjini.

Ai kishte kaluar në inteligjencën për veriun e vendit për disa vite tregon Murati, teksa shton se rreth vitit 2010, Vlajiç u largua nga inteligjenca dhe më vonë edhe nga Policia e Kosovës

Murati tregon se puna e Vlajiç ishte të krijonte konflikte në mes të Kosovës dhe shteteve mike të saj.

“Nga viti 2009-10 është heq prej inteligjencës pastaj është transferuar në Zubin dhe më vonë është larguar krejt. Unë besoj që struktura tonë të sigurisë edhe pak më herët e kanë trajtuar këtë person, por relativisht dëmi më i madh ka qenë që ka bërë brenda tek shtet të huaj, që janë mike, është munduar të krijoj konflikte. Ndërsa atje për çka e kanë arrestuar këta atje s’ka pas ndonjë besim të madhe sepse e njoh, ata kanë shumë të besueshëm të tjerë se ky”, ka shtuar Murati.

Ish-hetuesi Murati tregon se edhe në vitin 2023 Vlajiç spiunonte për Kosovën në Beograd.

“Unë kom pas informacion në 2003 më kënd po kontakton, e di me emër me mbiemër, kujt i ka jep letra, në kohën time sa kam operuar andej e di që dikën afër tij e kam angazhu dhe dikush ka qenë prezent edhe më ka tregu se çka po iu jep dhe nuk është asgjë për tu habitur”, ka thënë ndër të tjera Murati.

Siç ka mësuar Televizioni Dukagjini ë gjurmë të tij ka rënë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, të cilët pas shumë hetimeve kanë zbuluar se i njëjti kishte krijuar një rrjet spiunazhi në Kosovë, dhe të rekrutuarit e tij kanë qenë kryesisht qytetarë serb të cilët kanë punuar në organizata ndërkombëtare në Kosovë.

Aleksandër Vlajiç ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me shefin e qendrës së BIA-s në Novi Pazar, Ratko Gajtanovic, të cilin e ka informuar në vazhdimësi për zhvillime të sigurisë në veriun e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat