“Gjë e mirë që Radoiçiq s’është më aktiv në veri”, zyrtari amerikan befason me deklaratën – tregon çka i premtoi Serbia

Aktuale

“Gjë e mirë që Radoiçiq s’është më aktiv në veri”, zyrtari amerikan befason me deklaratën – tregon çka i premtoi Serbia

Më: 29 qershor 2024 Në ora: 17:43
Milan Radoiçiq

Ndihmës Sekretari Amerikan, James O’Brien, në Forumin e Dubrovnikut ka folur edhe për Milan Radoiçiqin. O’Brien ka thënë se Serbia ka premtuar se Radojiçiq do të kalojë përmes procesit të plotë ligjor në Serbi dhe ka potencuar se është që e mirë që tashmë duket se ai s’është aktiv të veri të Kosovës.

Diplomati amerikan ka potencuar se SHBA dhe BE e kanë deklaruar vazhdimisht se autorët e sulmit të 24 shtatorit duhet të ndëshkohen.

“SHBA-ja dhe BE-ja në mënyrë të vazhdueshme kanë thënë se krimet e kryera në shtator 2023 duhet të ndëshkohen. Ne presim dhe besoj se na është premtuar se Radoiçiq do të kalojë nëpër një proces të plotë të ligjor në Serbi.

Është gjë e mirë që duket se nuk është aktiv në veri të Kosovës, siç ka qenë më herët, shohim se nga kjo ka përfitime pozitive. Ndaj tij është ngritur akuzë dhe presim që procesi ndaj tij të përfundojë. Kjo është pjesë e premtimit për sundim të ligjit”, ka deklaruar O’Brien.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat