Abdixhiku e citon Clarkun: “Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s kishte sukses, ajo quhet LDK”

Aktuale

Abdixhiku e citon Clarkun: “Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s kishte sukses, ajo quhet LDK”

Më: 23 qershor 2024 Në ora: 12:36
Foto nga takimi

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, i cili udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, ishte sot në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ia ndau atij dekoratën “Dr. Ibrahim Rugova” për rolin historik dhe kontributin e tij për çlirimin e Kosovës, ndërsa në Facebook ndau një foto të përbashkët, duke cituar fjalët e amerikanit.

“’Ka vetëm një arsye pse intervenimi i NATO-s në Kosovë kishte sukses, ajo quhet LDK’. Gjeneral Wesley Clark. Prishtinë, 23 qershor 2024”, shkroi Abdixhiku.

“Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit dhe i një përkushtimi të palëkundur për drejtësi dhe paqe”, ka shkruar i pari i LDK-së.

Abdixhiku tha se dekorata për Clarkun jo vetëm që simbolizon vlerësim, por edhe njohjen për vlerat që përfaqëson.

Gjeneral Clark, kjo dekoratë jo vetëm që simbolizon vlerësimin tonë të thellë, por edhe njohjen tonë për vlerat që ju përfaqësoni – vlera që përputhen ngushtë me vizionin e udhëheqësit tonë të nderuar, Dr. Ibrahim Rugova. Trashëgimia e Dr. Rugovës për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë dhe përkushtimin e palëkundur për të ardhmen euroatlantike të Kosovës pasqyrohet në veprimet dhe mbështetjen tuaj gjatë kohëve tona më sfiduese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat