Demhasaj: Nëse Kurti nuk e takon Vuçiqin, as Bislimi nuk duhet ta takojë Petkoviqin

Aktuale

Demhasaj: Nëse Kurti nuk e takon Vuçiqin, as Bislimi nuk duhet ta takojë Petkoviqin

Më: 28 qershor 2024 Në ora: 08:28
Arton Demhasaj

Arton Demhasaj, njohës i çështjeve politike thotë se kushtet e vendosura nga kryeministri Kurti në Bruksel janë valide, pasi sipas tij, nuk ka pse të negociohet me Serbinë për aq kohë sa kjo e fundit nuk pranon t’i zbatojë marrëveshjet.

“Kushtet që janë vendosur nga Kurti për takim me Vuçiqin, sidomos kushti i dytë dhe tretë janë valide pasi nuk ka arsye për me negociuar me Serbinë për aq kohë sa kjo e fundit zyrtarisht i ka dërguar shkresë BE-së, që nuk pranon me i zbatuar obligimet që dalin nga Marrëveshja e Brukselit dhe Aneksi i Ohrit. Edhe kërkesa për ekstradim të Radojçiqit pasi është vërtetu se ai duhet gjykuar për veprat kriminale që i ka kryer”, tha ai.

Demhasaj thotë se kushti për nënshkrim nuk do duhej me ekzistuar pasi nënshkrimi nuk garanton zbatim.

“Ndërsa sa i përket nënshkrimit mendoj që ai kusht s’është dashtë me ekzistuar pasi marrëveshjet janë dakorduar dhe palët kanë pranuar t’i zbatojnë obligimet dhe tash ky kusht nuk ka kurrfarë kuptimi. Nënshkrimi edhe në të kaluarën nuk ka garantuar zbatim”, tha ai.

Për Demhajsajn është absurde që të ketë takim në mes Bislimit dhe Petkoviqit, derisa s’ka takim Kurti-Vuçiq.

“Duket e pakuptimtë që këto kushte i ke vendosë e në anën tjetër të njëjtat nuk vlejnë që zëvendëskryeministri Bislimi me shkuar pastaj me u taku me Petkoviq. Kjo është absurde. Kushtet që i ka vendosë nuk janë kushte të tij, si person, si individ por janë kushte të Qeverisë së Kosovës, që i vendosë Kosova. Prandaj ato nuk duhet të vlejnë njëjtë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat