Kulla: Putin në Korenë e Veriut për një aleancë lufte

Aktuale

Kulla: Putin në Korenë e Veriut për një aleancë lufte

Më: 19 qershor 2024 Në ora: 23:51
Ilir Kulla

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin të mërkurën ka zhvilluar vizitë zyrtare në Koren e Veriut.

Këtë vizitë, eksperti i Politikave të Sigurisë dhe Gjeopolitikës, Ilir Kulla e ka vlerësuar si lajm të keq.

Ai në emisionin “MATRIX” ka thënë se Putin atje nuk ka shkuar për të lidhur aleancë për paqe.

“Vizita e Putinit në Korenë e Veriut është një lajm për tu thelluar, sepse deri tani ne kemi parë ku presidenti i Koresë së Veriut shkon në Rusi, kësaj radhe shkon Putini. Nuk shkon për një aleancë paqe, por për një aleancë lufte”, ka thënë Kulla.

Sipas tij, shqetësuese është edhe fakti që Korea e Veriut po përfshihet në luftën e Rusisë në Ukrainë.

“Ajo që është më shumë shqetësuese është fakti se Korea e Veriut dal ngadalë po përfshihet në luftën në Evropë”, ka thënë Kulla.

Presidenti rus Vladimir Putin u prit me nderime të larta të mërkurën në Kore të Veriut.

E vizita e tij e parë në 24 vjet në Phenian rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në të cilën Rusia dhe Koreja e Veriut zotohen se do ta ndihmojnë njëra- tjetrën në rast se sulmohen nga një vend tjetër.

Marrëveshja u nënshkrua nga Putin dhe nga lideri koreanoverior Kim Jong Un, në një kohë kur dy vendet e tyre po përballen me tensione me Perëndimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat