Tri ligjet nesër në Kuvend, reagon Rohde: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së

Aktuale

Tri ligjet nesër në Kuvend, reagon Rohde: U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së

Më: 26 qershor 2024 Në ora: 16:42
Jorn Rohde

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk janë marrë parasysh komentet e tyre për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend për votim në lexim të dytë.

Bëhet fjalë për projektligjin për Zyrtarët Publikë, Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për Këshillin Prokuroria.

Këtë deklaratë e ka shpërndarë ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde dhe ka thënë se e ka mbështetjen e plotë të Gjermanisë.

“Pavarësisht se këto tri ligje janë të rëndësishme për rrugën e Kosovës drejt BE’së, shumica e rekomandimeve të BE’së dhe KiE u injoruan”.

Ai e “këshilloi” Kuvendin e Kosovës që t’i rishqyrtojnë amandamentet e propozuara dhe harmonizoni draftet përpara votimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat