Xhaka dhe Shaqiri ngjallin debat për dyshtetësinë në Zvicër - Bota Sot
Xhaka dhe Shaqiri ngjallin debat për dyshtetësinë në Zvicër

Zvicra

E hënë, 24 shtator 2018

Xhaka dhe Shaqiri ngjallin debat për dyshtetësinë në Zvicër

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 08:39
Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri

Në dhjetë vitet e fundit është rritur për 40 për qind numri i zviceranëve me nënshtetësi të dyfishtë. Kjo do të thotë se çdo i katërti shtetas i Zvicrës mban një pasaportë të dytë.

Këto të dhëna janë marrë nga 916 mijë njerëz që jetojnë në Zvicër dhe 560 mijë shtetas të Zvicrës që jetojnë jashtë vendit.

Statistikat u publikuan nga gazeta zvicerane NZZ pasi dy futbollistët e Zvicrës me origjinë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, festuan golat kundër Serbisë me gjestin që prezanton figurën e shqiponjës.

Kjo gjë ngriti debat në Zvicër se çka do të thotë të jesh zviceran në shekullin e 21-të.

Nënshtetësia e dyfishtë u bë legale në Zvicër në vitin 1992. Rritja e numrit të qytetarëve me dy pasaporta ka ardhur kryesisht për shkak të emigrimit dhe martesave në mes të njerëzve të nacionaliteteve të ndryshme, fëmijët e të cilëve mund t’i mbajnë dy pasaporta.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test