Mërgata e Luginës së Preshevës, falënderon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta - Bota Sot
Mërgata e Luginës së Preshevës, falënderon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Zvicra

E hënë, 24 shtator 2018

Mërgata e Luginës së Preshevës, falënderon Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta

Nga: Dashnim Hebibi Më: 26 qershor 2018 Në ora: 10:08
Pamje nga takimi

Kryetari SHH “Medvegja” në Zvicër, z.Zenel Neziri, Asociacioni “Sos Medvegjë-Çamëri”, me kryetar z.Fadil Selmani, SHH “Lugina e Preshevës” me kryetar z.Ferat Rashiti dhe kryetar nderi z.Fazli Musliu, pastaj një grup i veprimtarësh dhe intelektualësh, që veprojnë në Zvicër nga ato treva, falënderojnë një zëri Presidentin Meta dhe stafin e tij. Ata ndër të tjera thanë: “I kemi pasur dhe do të kemi shpresat nga Shqipëria, që Lugina e Preshevës të mos mbetet e harruar dhe të punohet edhe më shumë, që ti kthehet jeta reale”.

Menjëherë pas vizitës në Medvegjë, konkretisht, pas shtatë muajve, që ia kishte bërë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëqesia e Tij, z.Ilir Meta, asaj toke shqiptare, e që do të mbetet historike, me që, për herë të parë një president nga Shqipëria i takon ata banorë autokton në ato treva, po takon në Tiranë edhe nxënësit e asaj treve, të shoqëruar me mësues dhe nga zonja Leme Xhema, me ftesë të Presidentit, po qëndrojnë në Tiranë. Ardhja e tyre është e organizuar dhe menjëherë kanë filluar të vizitojnë vende të ndryshme historike në Shqipëri. Falë, një pune madhore dhe historike, të Ambasador, Flamur Gashi, që është edhe këshilltar i Presidentit, z.Ilir Meta, kanë rënë rreze shprese për ata banorë. Vizita e Presidentit, z.Bujar Nishani, në Preshevë e Bujanoc, pastaj pritja e shumë veprimtarëve medvegjas nga ato treva, por edhe nga mërgata, hapi një kapitull të ri, për ate etni shqiptare, se Shqipëria mëmë, nuk i ka harruar. Ata banorë të tre komunave shqiptare, e dijnë mirë, se kontribut të çmuar ka dhënë e po jep, z.Flamur Gashi, një personalitet i palodhur i kauzës sonë kombëtare. Me të kuptuar, se kanë arritë nxënësit medvegjas në Tiranë dhe sot, në ora 11.00 me datë 26.06.2018, do të takohen me Presidentin e Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z.Ilir Meta, ne kontaktuam me Ambasador Gashin dhe ai ndër të tjera, na njoftoi për këtë takim tre ditorë, që ky grup nxënësish të shoqëruar me mësues dhe nga zonja Xhema, do të qëndrojnë në Shqipëri dhe do të priten nga Presidenti Ilir Meta. Z.Gashi, kishte postuar gjithashtu në profilin e tij në FB, këto fjalë: “Medvegja jone...
Me nxenesit dhe arsimtaret e shkollave shqipe nga Medvegja, te ftuar ne nje vizite tre ditore ne Shqiperi, nga Presidenti i Republikes Sh.T.Z. Ilir META....
Te vendvarrimi i Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti - Skenderbeu dhe para shtatores se At Gjergj Fishta...

Me këtë rast, si gjithmonë, diaspora shqiptare, që i ka përrcjellur të gjitha situatat në tokat shqiptare dhe është e lidhur gjithnjë me atdheun, me të marur këtë lajm, që nxënës të shkollës shqipe nga ajo etni shqiptare, po qëndrojnë në Shqipëri me ftesë të Presidentit Ilir Meta, kanë falënderuar Presidentin dhe stafin e tij. Kryetari SHH “Medvegja” në Zvicër, z.Zenel Neziri, Asociacioni “Sos Medvegjë-Çamëri”, me kryetar z.Fadil Selmani, SHH “Lugina e Preshevës” me kryetar z.Ferat Rashiti dhe kryetar nderi z.Fazli Musliu, pastaj një grup i veprimtarësh dhe intelektualësh, që veprojnë në Zvicër nga ato treva, falënderojnë një zëri Presidentin Meta dhe stafin e tij. Ata ndër të tjera thanë: “I kemi pasur dhe do të kemi shpresat nga Shqipëria, që ato treva të mos mbeten të harruara dhe të punohet edhe më shumë, që ti kthehet

jeta reale”. Ata gjithashtu, falënderuan edhe mikun e Luginës së Preshevës, Ambasadorin, z.Flamur Gashi, këshilltar i Presidentit, që me vite e vite, ka pasur lidhje të shëndosha me veprimtarë të asaj etnie dhe po mbanë edhe sot e kësaj dite. Kontributi madhor, që ka dhënë e që po jep, Ambasador Gashi, për banorët e Luginës është historike dhe do ta kujtojnë gjenerat pas gjenerate. Nxënësit siç mësuam nga z.Gashi, janë shumë të emocionuar dhe sot, që të gjithë kanë bërë foto dhe padyshim, nuk ka munguar të bëjnë së bashku një foto kujtimi, duke prezentuar shqiponjën dy krenare përmes duarve.  Sot, në orën 11.00, ata do ti takoj Presidenti dhe më pastaj, do të kenë disa vizita të tjera.

Image
Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test