Pas fitores me plot emocione të Zvicrës ndaj Serbisë me golat e Xhakës dhe Shaqirit, në Zvicër kanë dalur shumë qytetarë që ta festojnë këtë fitore të madhe, shkruan “Bota sot”.
Një video që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se si shqiptarët atje, ndalin një makinë që përpara kishe flamurin serb. Shqiptarët e vendosin flamurin kombëtar mbi atë të Serbisë, në makinën në fjalë.