Më 9 qershor në Glattburg, premiera e komedisë “Aventurat e Brucit“ - Bota Sot
Më 9 qershor në Glattburg, premiera e komedisë “Aventurat e Brucit“

Zvicra

E shtunë, 23 qershor 2018

Më 9 qershor në Glattburg, premiera e komedisë “Aventurat e Brucit“

Nga: Dashnim Hebibi Më: 4 qershor 2018 Në ora: 12:17
“Aventurat e Brucit“

Komedia jepet të shtunën më 9 qershor nga ora 19.00 dhe zgjatë një orë. Adresa: Glatthof 3, Schaffhauser 126, 8152,  Glattbrug- Cyrih. Në role janë aktorë të mirënjohur nga Zvicra dhe Kosova e Franca. Si John A Mati, Adem Kicaj, Florim Kleçka, Xhavit Tafolli, Arben Danqeli, Kozeta Kreku, Laurent Shuli, Bim Hoti, Daniell Ndreca e aktorë të tjerë e në mesin e tyre edhe zviceranë.

Andej e këndej, aty e këtu, janë dhënë e po jepen programe të ndryshme nëpër diasporën tonë të organizuara nga vetë mërgata jonë. Dikush i vlerëson, sidomos ata që punojnë, por ka edhe nga ata, që flasin e përflasin dhe nuk bëjnë asgjë. Me mjete e pa mjete, me vështirësi edhe ate të shumta, disa mërgimtarë, ata që kurrë nuk u dorëzuan, ata që kurrë nuk puthën duart e përlyme edhe pse kishin e kanë nevoj për mjete, nuk ditën të pijnë ujë, aty ku pinë ujë mendjemadhi, aty ku pinë ujë përfolësi, aty ku pinë ujë opurtunisti e kështu me radhë. Me vite e vite, edhe ate nëpër kohra të ndryshme, atëherë kur ishte e vështirë të dalësh në pah përmes mediave, ka pasur personalitete, që kanë dhënë art profesional edhe ate pa bërë zhurmë të madhe, pra nuk kanë bërë diçka, që ti dëgjohet zëri, por për hirë të së mirës. Më kujtohet sikur sot, ishte viti 2000, kur e patëm marë rrugën për në Bern në një takim mes zviceranëve, me aktorin, regjisorin, profesorin, autorin e shumë projekteve të merituarin, Adem Kicaj, si dhe gazetarin, shkrimtarin e poetin, Naim Kelmendi. Isha në moshë shumë të re, sapo kisha filluar të punoj në gazetën kombëtare „Bota sot“, gazetë, që kishte tirazh të jashtëzakonshëm, gazetë, që nuk mundesh ta gjesh nëpër pikat e shitjes pas orës 11.00 të ditës. Gazetë, që kanë shkruar e shkruajnë, gazetarë dhe personalitete me emër. Duke shkuar me veturë, Naim Kelmendi e ngiste veturën, e Adem Kicaj, e mori sharkinë dhe filloi të këndoj këngë patriotike. E në anën tjetër, iu bashkangjit edhe Naim Kelmendi. Pasi e mbaruan këngën, mu kthye Adem Kicaj me këto fjalë: „Artistin e kupton, vetëm ai që ka shpirt të bardhë“. Kjo fjalë më ka përcjellur me vite e vite dhe vërtet është ashtu, se artin e kupton, vetëm ai që e ka shpirtin e shëndosh, pra të bardhë e jo me pika të zeza. Por, koha e tranzicionit ka bërë, apo është munduar, që të bien në hije, nga dikushat, megjithate, artisti nuk dorëzohet leht, pavarësisht se çfarë kohe kalon apo afrohet. Falë vlerave, falë atyreve, që e njohin, e duan artin, pa e shikuar dorën e dikujt se sa paguan, apo sa i gjuan në konto, sepse tekefundit, artisti është i pasur aq shumë, sa që nuk ka kush që mundet ta paguaj mundin, sepse nga zemra i dalin fjalët dhe emocioni kapërcen çdo gjë që shihet e nuk shihet. Po vijnë ditë të mira, po vijnë ditë, që i kanë munguar të së mirës, megjithate, ngulfatja ende është e pranishme nga anti-vlerat. Dëshira dhe mundësia. Sot, mundësia po e mund profesionalizmin, kjo mundësi e njoftësi, po e shtyp të merituarin me hapësirë, por i merituari edhe në heshtje vepron, ai krijon dhe zhurmat gjithmonë kanë mbet zhurma e trumbetuesit trumbetues. 

Image

Para se të filloj një bashkëbisedim, me aktorin e regjisorin e mirënjohur me shumë prjekte konkrete, z.Adem Kicaj, mu sollën nëpër kokë shumë kujtesa, atëherë, kur njiheshin vlerat dhe vlerësoheshin nga profesionistët e jo nga ziliqarët. Jam matur disa herë, të kem një intervistë me z.Kicaj, edhe pse kam pas më herët intervista në Bota Sot dhe media të tjera, por edhe në TV Diaspora në kuadër të RTK-së, ku e kam përcjellur këtë aktorë nëpër shfaqje të ndryshme, jo vetëm në mesin e mërgatës sonë, por edhe tek zviceranët, konkretisht në Argau. Ku aktori, regjisori Kicaj, aktronte në gjuhën gjermane dhe vlerësohej shumë nga zviceranët. Ka kohë që mërgata jonë është duke e përcjellur edhe një emision të vlerave të mërgatës shqiptare „Mixha Ibish“ në televizionin publik të Kosovës RTK, rrjeti satelitor. Çdo të shtune, mërgatës sonë, po u jepet mundësia, që të përcjellin këtë emision të realizuar së bashku me z.Musli Sahiti. Projekti tjetër i z.Kicaj, është në shtator, drama me emrin „Lakmia“, që luajnë vetëm dy aktorë, Adem Kicaj dhe Elmi Hajzeri, që është duke u përgaditur në njërin nga ambientet e Konsullatës së Kosovës në Cyrih, ku është konsull z.Islam Spahiu, ky personalitet që po u jep hapësirë gjithmonë edhe kulturës. Pastaj duhet falënderuar edhe drejtorin e Qendrës Kulturore në Cyrih, z.Ridvan Murati. Premiera pritet të jepet në shtator. Për më në detaje, siç përmendëm edhe në tekst, do të flasim gjatë intervistës, që do ta kemi së shpejti me z.Kicaj. Gjithashtu, mërgata jonë është e njoftuar, se me datë 01.106.2018, z.Kicaj me aktorin Ramadan Morina dhanë një shfaqje në Cyrih enkas për ditën e fëmijëve, ku ishin të pranishëm fëmijë mërgimtarë dhe u mirëprit shumë mirë nga të gjithë. Të pranishëm në këtë eveniment ishin edhe zyrtarë nga Kosova.

Adem Kicaj, modest, shpirt bardhë, shpirt diell, zemër mjalt, më shumë flet për të tjerët, se sa të jep përgjigje për veten e tij. Kur e ke pyetur diçka, ai i ka ikur pyetjes, nuk ka dashur të flas në njëjës, por gjithmonë me modestinë e tij, ka folur për të tjerët, edhe ate me shumë kujdes, duke thurrur fjalë të ëmbla, ashtu siç dinë Adem Kicaj. Asnjëherë nuk e dëgjova që flet keq për dikend. 

Është interesante nga ky personalitet. Vërtet, kurrë nuk e dëgjova, edhe pse e njoh prej ditëve të para që erdha në Zvicër, hiq më pak se 18 vjet. Kurrë nuk u ndal. Eci dhe po ecë, edhe pse ka kaluar e po kalon barriera, por gjithmonë fitues dhe triumfues. Ka projekte të forta dhe ato thotë, se do të realizohen një ditë, sepse ka ende vlera diku e diku, edhe pse na ka kapur një terr i zëshëm. Të kthehem tek bashkëbisedimi që e pata me këtë veprimtarë e patriot, mbi të gjitha, një njeri i mirë.

Image

Më 9 qershor, (e shtunë) 2018, në “Vila Miami”, Glattbrugg të Cyrihut, duke filluar nga ora 19.00, jepet premiera e komedisë “Aventurat e Brucit“.

Fjala e parë me Adem Kicaj është: „Punë, Paqe, dashuri, respekt, vëlla, gjuha shqipe, flamuri kombëtar, mos ta harrojmë atdheun, t`i jemi mirënjohës Zvicrës, këtij shteti mikë të kombit tonë“. Pa u ndalur në bisedën tonë të gjatë, por duke shpresuar, se një ditë, do të pasqyroj në tërësi bashkëbisedimin tonë, sepse është shumë interesant për lexuesin tonë. Më la përshtypje, se ky personalitet, edhe pse shumë i zënë me punë, ai nuk po ndalet, me mund të madh, duke u përpjekur, që të bëj diçka më ndryshe, diçka më interesante. Ai po krijon e nuk po e ndal koha e pakohë. Nuk dorëzohet. Kuptova, se të shtunën më 9 qershor, paska premierën e filmit më të ri. I thash vetes, mos është gabim, e ka ngatrru me shfaqjen që e pat para disa muajve në Zagreb edhe ate mu në zemër të Zagrebit premierë, e shikova, e më kuptoi, po më tha, është projekt tjetër i realizuar me miqë. Ai ndër të tjera tha: „

Ky film është i John A Matit, regjisor i shkolluar në europë unë i kam ndihmuar në skenar dhe co regjisor. Kemi xhiruar në tre shtete, Zvicër, Shqipëri e Kosovë. John është regjisor metafore, është surrealist, prandaj edhe komedia në fjalë është surrealiste dhe pak sa kanunore me një përzierje kulturash Zvicër-Kosovë. Unë kam një rol tradite. John A Mati, përveç si regjisor është edhe në rolin kryesor si protagonist. Në role janë aktorë të mirënjohur nga Zvicra dhe Kosova e Franca. Si John A Mati, unë Adem Kicaj, Florim Kleçka, Xhavit Tafolli, Arben Danqeli, Kozeta Kreku, Laurent Shuli, Bim Hoti, Daniell Ndreca e aktorë të tjerë e në mesin e tyre edhe zviceranë. Komedia ka një temë interesante. 

Siç ju thash, është xhiruar kohë e gjatë, jo më pak se dy vjet punë, aktorët janë zviceranë, ku luhet në dy gjuhë, shqip edhe gjermanisht. Filmi ka titra në gjuhën angleze. Jon Amati me rolin kryesor. Komendinë e ka realizuar „Film Produktion Jam“. 

Dashamirët e artit, do të kenë mundësi, që të shohin një komedi,traditë edhe suralizëm. Një komedi e moderuar, krejt ndryshe, një stil në vete edhe apstrakte. Ka edhe shumë gjëra në këtë komedi, që janë shumë të fiksuara, të imagjinuara. Një i ri i gjeneratës së dytë, shkon të martohet në vendin e të parëve. Por, atje duket jo i kompletum. Atje e përqeshin. Personazhi del si palaço. Dua të falënderoj edhe mikun tim, i cili për vendet e xhirimit në Kosovë na ka ndihmuar, aktori Elmi Hajzeri, ku e falënderoj nga zemra, që gjithmonë ishte, është dhe do të mbetet i papërsëritshëm, i sinqertë dhe aktorë i mirë. Mbështetje na ka dhënë edhe TV Syri Blu me drejtor Musli Sahiti, pronarët e restaurantit të shkëlqyeshëm Glathof në Glatburg, pronarin e kompanisë ajrore Malsia Reisen me selinë e saj në Spreitenbach me z.Rrustem Aliaj, afaristin Haqif Haziri, etj. Tema besoj se do ju pëlqeje të gjithëve dhe do të qeshni. Do ta kaloni një kohë të mirë duke e përcjellur këtë komedi. 

Tema e komedisë

Një prind mërgimtarë, me emrin Xiki, para se të ndahet nga jeta, i kishte pas lënë një amanet djalit të tij Brucit, që kur t`i vije koha e martesës, të martohet në Shqipëri. Bruci i lindur e i edukuar në Zvicër, e mbanë premtimin e prindit të tij dhe shkon në Shipëri dhe atje, konkretisht në Kukës, takohet me një vajzë dhe këtu fillon sfida. Për më shumë, po e lë, që ta shihni premierën. Më lejoni që përmes medias suaj, ti ftoj të gjithë mërgimtarët, kuptohet që kanë mundësi, të vijnë në premierë, se do ta kalojnë një mbrëmje të mirë, shumë të këndshme. Është një kast i jashtëzakonshëm aktorësh, ku kanë luajtur me shumë shpirt, duke iu përshtatur realitet e kohës. Po besoj, se do ti pëlqeje të gjithëve. Ju mirëpresim“. 

Regjisorë Jon Amati dhe ndihmë regjisorë është Adem Kicaj, do të bashkëbisedojnë edhe me musafirë pas shfaqjes në lidhje me këtë komedi si miqë dhe pse jo për të marrur ndoj ide nga mërgimtarët tanë për projektet të tjera.

Komedia jepet ditën e shtune, më 9 qershor, duke filluar nga ora 19.00 në këtë adresë:

Adresa: Glatthof 3.

Adresa: Schaffhauser 126

8152 . Glattbrug Cyrih. 

Komedia zgjatë një orë.

Shpresoj shumë, se në këtë mbrëmje, do të ketë adhurues të shumtë të komedisë dhe për të përkrahur edhe më shumë, z.Kicaj dhe të tjerët, që kurrë nuk u ndalën dhe as që do të ndalen. Biseda jonë u zgjat edhe për tema të tjera në përgjithësi për mërgatën tonë, ku padyshim, në një të ardhme, njëra nga shumë projeketet do të realizohet dhe do të jetë i mirëpritur nga e gjithë diaspora, por është një e keqe e madhe, se aty kanë vend, vetëm meritorët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test