Në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova u grumbulluan 70890 franka dhe 2770 euro - Bota Sot
Në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova u grumbulluan 70890 franka dhe 2770 euro

Zvicra

E enjte, 21 qershor 2018

Në Zvicër për ngritjen e memorialit Dr. Ibrahim Rugova u grumbulluan 70890 franka dhe 2770 euro

ABAS FEJZULLAHI Nga ABAS FEJZULLAHI Më 29 maj 2018 Në ora: 19:13
Memoriali Dr. Ibrahim Rugova

Bashkëatdhetarët në Zvicër, për Memorialin e Dr. IBRAHIM RUGOVA në prej datës 2018-04-01 deri më 2018-05-26  kanë mbledhur 70890 Franga Zvicërane dhe 2770 Euro.

Më datën 2018-05-26  në ora 19, në klubin Dardania në Zofingen të Zvicrës Nënkëshilli për ngritjen e Memorialit Dr.Ibrahim Rugova i themeluar më 2018-03-31 në të njejtin vend, mbajti mbledjen e tretë me rradhë me këtë rend dite:

1.Të dhënat nga terreni lidhur me mjetet e mbledhura

2.Marrja e vendimit për përfundimine aksionit

3 E ndryshme

Mbledhjen e drejtoi anëtari i nënkëshillit  Abas Fejzullahi, ku pas miratimit të rendit të ditës nga të gjithë të pranishmit,  njoftoi të pranishmit me rrjedhën e punëve lidhur me grumbullimin e mjeteve  që nga data 2018-04 deri më 2018-05-26, dhe i falënderoj të gjithë anëtarët e Nënkëshillit dhe veprimtarët tjerë anë e këndë Zvicrës që ndihmuan këtë aksion për ngritjen e Memorialit  Dr. Ibramim Rugova. 

Arkëtari zotëri Lush Mulaj  njotoi të pranishmit  se janë mbledhur  70890 franga Zvicërane dhe 2770 Euro.

Të gjithë të pranishmit duartrokiten për këtë sukses dhe pati fjalë falenderimi e miradie nga foles të ndryshem.

Lidhur me mbikqyrjen dhe shpenzimet e mjeteve të mbledhura nga kurbetçarët lidhur me Memorialin Dr.Ibrahim Rugova, drejtuesi i mbledhjes  njoftoj të pranishmit në mbledhje se Nënkëshilli ka përgatitur një Vendim  për përfundimin e aksionit, detyratë dhe përgjegjësit e komisioneve të Nënkëshillit në të ardhmen, të cilin e lexoi anëtari i Nënkëshillit Qamil Çekaj me këtë përmbajtje  në vijim:

NËNKËSHILLI  PËR ZVICËR PËR NGRITJEN E MEMORIALIT KUSHTUAR KRYETARIT TË PARË DHE HISTORIK TË KOSOVËS Dr. IBRAHIM RUGOVA

Me datën 2018-03-31në Zofingen të Zvicrës sipas organizimit dhe thirrjes së kryetarit të SHKH”Salih Çekaj” në Zvicër, zotëri Saim Tahiraj, me kërkesën dhe autorizimin e Këshillit për ngritjen e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj të Rugovës bashkia e Pejës në Kosovë,  thirri veprimtarë nga Zvicëra dhe themeluan Nënkëshillin për Zvicër për të mbledhur mjete financiare në bazë vullnetare nga ata që do t’ i përgjegjen thirrjesë për të ndihmuar për ngritjen e Memorialit.

Në mbledhjen e parë të Nënkëshillit mbajtur në Zofingen më 2018-05-05 mes tjerash u vendos që më datën 2018-05-26 përfundon mbledhja e mjeteve financiare dhe çdo mbledhje nga kushdoqoft pas kësaj date  është rreptsisht e ndaluar dhe nënkëshilli s’ mban kurrfarë përgjegjësie.

Në mbledhjen e datës 2018-05-26 mbajtur në Klubin Dardania në Zofingen Nënkëshilli mes tjerash llogariti shumën përfundimtare të mjeteve të mbledhura  dhe mori këtë:

V   E   N  D  I   M

AUTORIZON DHE NGARKON ME PËRGJEGJËSI ANËTARËT E NËNKËSHILLIT  NË ZVICËER PËR  PERDORIMIN DHE MBIKQYRJEN E MJETEVE NË KOSOVË

1.Tre anëtarët e Nënkëshillit:Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi, janë të autorizuar dhe përgjegjës për mbikqyrjen dhe përdorimin e mjeteve për ngritjen e Memorialit për Dr. Ibrahim Rugovën në Malaj të Rugovës.

2.Për çdo pagesë që bëhet për çfardo pune të kryer lidhur me Memorialin, që ka të bëjë me materialin e blerë të dëshmohet me Fletëpagesë dhe të tre anëtarët e autorizuar të hulumtojnë e vërtetojnë lartësinë e çmimeve në dy tri vende, pastaj të bëjnë pagesen ku përcaktohen.

3.Secili prej anëtarëve duhet të ken nga një kopje të Fletëdëshmive për çdo pagesë të bërë. Tërheqja e mjeteve nga banka bëhet me nenshkrimin e të tre anëtarëve.

4.Të gjitha Fletëdëshmitë për pagesatë e bëra nga tre anëtarët e autorizuar të Nënkëshillit: Ismet Shala, Bekë Osmanaj dhe Rasim Gashi duhet sjellur origjinaliet e dëshmive për pagesatë e bëra, tek arkëtari në Zvicër zotëri Lush Mulaj i autorizuar nga Nënkëshilli me datën 2018-05-26 të mbikqyrë dhe kontrolloj përdorimin e mjeteve të mbledhura bashkë me dy anëtarët e autorizuar për këtë çshtje,  Qmil Çekaj dhe Saim Tahiraj. 

Vendimi bëhet i plotëfuqishëm me nënshkrimin e tëautorizuarëve në vijim me datën 2018-05-26

Image

Të gjithë të pranishmit  e miratuan Vendimin e sipërshënuar

Në vijim regjistri  i 625 pjesëmarrësve  dhe shuma e secilit aq sa ka dhënë mjete  për ngritjen e Memorialit.

Lidhur me ndonjë gabim në regjistrin e emërave apo shumën e secilit të lajmërohet menjëhere  për ta përmirsuar.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test