Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës, sot do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e konsullatës.
Sipas njoftimit, nga ora 14:00, të gjithë bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë konsullatën në adresën e re “Rue de Lausanne 63, 1202.
Ndërsa, duke filluar nga ora 18:00, në konsullatë do të hapet ekspozita me piktura të artistit Samedin Asllani dhe organizohet pritja për të gjithë të pranishmit në shënim të 10-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.