Përvetësoi rreth një milion franga duke simuluar si invalid, dënohen me tetë vjet burg çifti shqiptar

Zvicra

Përvetësoi rreth një milion franga duke simuluar si invalid, dënohen me tetë vjet burg çifti shqiptar

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 1 maj 2017 Në ora: 15:58
Çifti

Çifti me origjinë nga Kosova në Wettingen të Zvicrës ka përfituar 16 vite ndihma sociale për shkak se burri ishte paraqitur si “person me aftësi të kufizuara”. Por autoritetet hedhën dyshime nëse ai vërtet ishte invalid, ku pas procedurës penale Gjykata e Baden e ka shpallur të fajshëm shqiptarin për deklaratë e rrejshme si invalid duke përfituar 90.0000 franga, shkruan “Aargauer Zeitung”.

“X. A. (56) nga Kosova është dënuar me 4.5 vjet heqje lirie, ndërsa bashkëshortja e tij me 3.5 vjet e cila shpërtheu në lot gjatë seancës,” përcjell botasot.info. “Burri im nuk mund të ketë simuluar 21 vjet, pasi unë jam përkujdesur për të dhe dy fëmijët.”

Dënimi relativisht i rëndë ka ardhur përkundër se faktet mbështeten nga përdorimi i incizimeve private nga detektivët, të shpallur të jashtëligjshme nga Gjykata e të Drejtëve të Njeriut. Por autoritetet zvicerane arsyetuan se në këto raste incizimet janë të vlefshme.

Ajo që bindi Gjykatën për të marrë vendimin e rëndë është filmimi i X.A., ish shoferit të kamionëve, i cili përkundër pretendimit se është invalid ishte parë dhe filmuar duke vozitur veturë.

Nëse çifti shqiptar do ankimojë çështjen në Gjykatën e Lartë nuk bëhet e ditur./Bota sot/

Videon mund ta shikoni duke klikuar KËTU

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat