Letër urimi kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së z. Lirije Kajtazi

Zvicra

Letër urimi kryetares së Forumit të Gruas së LDK-së z. Lirije Kajtazi

Më: 4 dhjetor 2016 Në ora: 19:31
Lirije Kajtazi

E nderuara zonja kryetare Lirije Kajtazi,

Në emër timin, të kryesisë dhe anëtarësisë së Degës së LDK-së në Zvicër pranoni Ju, kryesia e Forumit të Gruas së LDK-së, e gjithë anëtarësia dhe të gjithë simpatizantët, urimet e mia më të përzemërta me rastin e rimarrjës së besimit për ta udhëhequr Forumin e Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës, me dëshirat më të mira për suksese, për punë të frytshme në zhvillimin e proceseve demokratike, në konsolidimin e kësaj shtylle të rëndësishme të LDK-së.

Uroj për shëndet të plotë me dëshirë për vazhdimin e trashëgimisë në rrugën që na trasoj vizionari dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova.

Solothurn, 04 dhjetor 2016

Me nderime

Haki Latifi, kryetar i Degës së LDK-së në Zvicër

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat